Banka Botërore ka njoftuar planet e saj për të lëvruar shumën prej 12 miliardë dollarësh për vendet e varfra të cilat të mund të blejnë vaksinat kundër Covid-19. Me këtë shifër do arrihet trajtimi i deri në 2 miliardë njerëzve kur vaksina të jetë gati.
Në një përpjekje për të siguruar që vendet me të ardhura të ulëta nuk do ngelen pas nga kombet e pasura, organizata po u kërkon aksionerëve kryesorë të kombeve të pasura të mbështesin një skemë që do të shpërndajë parate gjatë 12 deri në 18 muajt e ardhshëm.
David Malpass, presidenti i Bankës Botërore, tha se iniciativa ishte e nevojshme sepse Covid-19 po kishte një ndikim shumë më të madh në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme sesa në botën e zhvilluar.
“Pasja e këtij financimi në dispozicion do të jetë një ndërrim kahu i lojës sepse sapo të jetë në dispozicion një vaksinë e sigurt dhe efektive, kjo do t’i lejojë njerëzit të rifillojnë jetën e tyre me besim”/The Guardian