MENU
klinika

Turqia, sërish kërcënime për Greqië

“Nëse duan, i zgjidhim problemet në fushë-betejë”

30.09.2020 - 07:49

Turqia ka shprehur shqetësimin dhe zemërimin e saj nga vizita e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së në Greqi.

Në veçanti, një zëdhënës i Partisë qeverisëse të Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) të Turqisë akuzoi Sekretarin e Shtetit të SHBA Mike Pompeo për unilateralizëm dhe tha se qëndrimi i tij nuk është i drejtë.

Ömer Çelik, zëdhënësi i AKP, madje i bëri thirrje Pompeos të mbajë një qëndrim neutral sepse vizitat dhe deklaratat e njëanshme japin mesazhe të gabuara.

Në të njëjtën kohë, ai bëri edhe një herë deklarata provokuese në lidhje me synimet e Ankarasë në çështjet greko-turke në Mesdheun Lindor.

“Turqia është një vend i diplomacisë nëse ata duan të zgjidhin problemin me diplomacinë, por nëse ata nuk duan, ne do ta zgjidhim atë në fushën e betejës,” tha ai.

Dje Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis dhe Pompeo zhvilluan një vizitë në objektet ushtarake të bazës Souda në Kretë.

Mike Pompeo Hails Greece as "True Pillar of Stability" in the Mediterranean | GreekReporter.com

Mitsotakis dhe Pompeo u udhëzuan dhe u informuan nga komandantët e dy bazave, Amerikane dhe Greke, dhe më pas shkuan në bazën detare në Marati në skelën K14. Në të njëjtën kohë, ata u drejtuan në një fregatë Greke të vendosur në port.

Gjatë konferencës së djeshme, zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas, theksoi, ndër të tjera, se “vizita e Sekretarit të Shtetit të SHBA, vizita e dytë në vetëm një vit, pasqyron rolin kryesor që Selaniku luan si një qendër zhvillimi për rajonin e Ballkanit dhe Souda për planifikimin gjeostrategjik në Mesdheun Lindor dhe Lindjen e Mesme. ”

Kërcënimet e Turqisë për luftë me Greqinë vijnë pasi ajo tashmë është e përfshirë në disa konflikte në Armeni, Siri, Libi dhe Irak.

Pëkthyer dhe përshtatur nga Greek Ciyt Times/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tensionet me Turqinë/ Greqia shpresat te BE

‘Le Monde’: Erdogan s’do heqë dorë nga qëllimet e tij!

Analisti grek tregon 2 skenarët me Turqinë

“Në rast lufte Erdogan do merrte ishujt ose…”