Greqia dhe Turqia jan përsëri në prag të luftës, por shkaku kësaj here janë rezervat e pasura të gazit natyror nën Mesdheun Lindor. Tensionet janë po aq të larta sa ato të viteve sa ato të viteve 1987 dhe 1996, kur dy vendet shkuan drejt përplasjes ushtarake.
Këtë herë është ndryshe, sepse rezervat e mëdha të gazit dhe ndoshta naftës, janë në rrezik dhe çdo vend në rajon dëshiron një pjesë të fitimit. Zbulimet e rezervave të gazit supozohej të bashkonin vendet e rajonit, duke përfshirë territoret Palestineze, dhe t’u siguronin atyre energji dhe përfitime të mëdha nga eksporti. Në vend të kësaj, përplasjet për të drejtat e kërkimit të hidrokarbureve e ka çuar rajonit drejt një tjetër përplasjeje ushtarake.
Greqia, e mbështetur nga BE, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, thotë se ishujt e shumtë që ajo zotëron në zonë i japin asaj sovranitetin mbi këto rezerva. Por për Turqinë, pas zgjerimit të diskutueshëm të Greqisë në Egje, kjo është e papranueshme.
Të dy vendet kanë forcuar prezencën e forcave të tyre detare dhe ajrore në rajon. Turqia ndezi kriza duke dërguar anije luftarake së bashku me një anije që filloi të bënte kërkime aktuale sizmike.
Asnjëra palë nuk dëshiron luftë dhe NATO ka filluar negociatat kanë filluar për të parandaluar një përplasje të mirëfilltë ushtarake. Diplomacia parandaloi një luftë midis dy vendeve në 1996 mbi dy ishuj të pabanuar. Por, deri më tani, nuk ka ende një zgjidhje në horizont. Ajo për të cilën të gjitha palët janë dakort se armiqësia midis këtyre dy anëtarëve të NATO-s do të ishin katastrofike.
SHBA-të kanë qëndruar larg, duke ua lënë diplomatëve të BE-së dhe zyrtarëve të NATO-s që të merren me situatën. Por duke pasur parasysh tensionet, kjo mund të ndryshojë së shpejti të ndryshojë.
Më 12 gusht erdhi incidenti i parë ushtarak mes dy vendeve. Një anije ushtarake greke dhe një fregatë turke u përplasën në ujërat e diskutueshme midis Qipros dhe Kretës. Anija turke ishte një nga pesë anijet e flotës turke që shoqëronte anijen Oruc Reis të kërkimit të naftës dhe gazit. Greqia tha se përplasja ishte një aksident, por Turqia e interpretoi si një provokim të qëllimshëm. “Nëse kjo vazhdon, ne do të hakmerremi”, nënvizoi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
Frika e të gjithëve është e lartë se kjo do të përshkallëzohet në një përleshje të armatosur. Gallia Lindenstrauss, studiuese e vjetër në Institutin e Izraelit për Studime të Sigurisë Kombëtare, thotë se konflikti i armatosur është mëse i mundur.
Një zyrtar i qeverisë greke thotë se shanset e një lufte midis dy vendeve janë 50/50.
Këtë javë, kryeministri grek Qiriako Mistotaqis njoftoi zyrtarisht se do të blejë avionë ushtarakë armë të reja për t’iu kundërvënë kërcënimit ushtarak turk. “Udhëhëqësit turk po na provokojnë në baza gati-ditore, me kërcënimet e luftës dhe deklaratat provokuese kundër Greqisë,” tha zëdhënësi i qeverisë Greke Stelios Petsas.
Greqia dhe aleatët e saj mesdhetarë po shtyjnë gjithashtu Bashkimin Evropian të vendosë sanksione ndaj Turqisë.
Të gjithë e dinë që Mesdheu Lindor përmban shumë gaz; disa prej tyre tashmë po dërgohen me tubacion në Egjipt dhe Izrael. Historia e ka lënë anash Turqinë. Mënyra se si hartohen hartat e ujërave territoriale, raftet kontinentale dhe zonat ekskluzive ekonomike (EEZ) do të thotë se Greqia dhe aleati i saj Republika e Qipros kanë aksesin më të madh në “plaçkat nënujore” në Egje dhe Detit Levantine.
Kufijtë aktualë tokësorë dhe detarë të Turqisë pasqyrojnë kryesisht Traktatin e Lozanës në 1923, i cili zyrtarisht zgjidhi konfliktin midis Perandorisë Osmane, Francës, Italisë, Greqisë dhe Rumanisë. Erdogan dëshiron që traktati të rinegociohet. Nëse kjo nuk arrihet, ai e ka bërë të qartë se Greqia do të futet në telashe. Kjo tashmë po ndodh.
Mesdheu Lindor dhe pjesa më e madhe e Lindjes së Mesme të Afërt kanë qenë rajone të varfra, pasi rezervat e naftës dhe gazit u morë nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Irani dhe Iraku.
Bilanci i energjisë filloi të zhvendosej në favor të Mesdheut Lindor rreth një dekadë më parë, kur një kompani amerikane gjeti rezerva gazi në ujërat e thella pranë brigjeve të Izraelit. Shpejt pas kësaj, në Republikën e Qipros u gjetën gjithashtu rezerva të mëdha gazi. Në 2015, Eni, kompania kombëtare e energjisë italiane që konsiderohet si një nga shtatë “superioret” e industrisë globale të naftës, shtoi potencialin energjetik të rajonit me zbulimin e fushës së gazit Zohr pranë Egjiptit, e cila i thuhet se është burimi më i madh i hidrokarbureve i gjetur ndonjëherë në Mesdhe.
Turqia është e dëshpëruar për të shtënë duart në këtë burim. Vendi, i cili po industrializohet me shpejtësi dhe është një anëtar i unionit doganor të BE-së, importon 98 për qind të nevojave të tij për gaz, kryesisht nga Rusia dhe Irani, të plotësuara me gaz natyror të lëngshëm (LNG) nga Azerbajxhani.
Kontratat afatgjata me Rusinë dhe Iranin skadojnë për disa vjet, dhe Turqia është e etur për të gjetur furnizime konkurruese. Kohët e fundit ajo ka eksploruar Detin e Zi dhe pretendon të ketë bërë një zbulim të madh, por madhësia e fushës nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur dhe disa analistë të energjisë dyshojnë se është aq e madhe sa pretendon zoti Erdogan.
“Gazi është shumë i rëndësishëm për Turqinë,” thotë George Tzogopulos, një ekspert i politikës ndërkombëtarë në Nisë. “Është ndër të paktat gjera për të cilat Erdogan do të hyntë në luftë me një anëtat të BE-së”
Përveç sigurimit të gazit për Turqinë, z. Erdogan me sa duket dëshiron që vendi i tij të luajë një rol kryesor në furnizimin me gaz të BE-së, furnizuesi kryesor i së cilës është Rusia, duke mbuluar rreth 40 për qind të kërkesës.
Por ajo është e izoluar. Greqia, Qiproja, Izraeli, Egjipti dhe Franca janë të bashkuara kundër përpjekjeve turke për të dërguar anijet e saj kërkimore në ujërat qipriote. Por Turqia ka një flotë të frikshme, e cila mund të shkaktojë shumë dëme në anijet e plakura të marinës greke dhe Erdogan mund të kërcënojë të dërgojë qindra mijëra prej 3.9 milion refugjatëve në vendin e tij në Greqi dhe më gjerë nëse Turqia nuk ulet në tryezën e kërkimit të gazit. Ai gjithashtu e di Trump ka pak interes për të ndërmjetësuar një marrëveshje turko-greko-qipriote ndërkohë që zgjedhjet në SHBA po afrohen.
Analistët pajtohen se një përplasje e re mund të shpërthejë midis Greqisë dhe Turqisë nëse Turqia do të dërgonte anije kërkimi dhe detare në ujërat përreth Kretës.
“Ju nuk mund të parashikoni gjithmonë se çfarë do të bëjë Erdogan”, tha Tzogopulos. “Dhe mjedisi aktual nuk do të lejojë një pazar të madh diplomatik”.(SI)