MENU
klinika

Udhëtimet nga Shqipëria në kohë pandemie

Ambasada gjermane njoftim për qytetarët

02.09.2020 - 14:46

Ambasada Gjermane Tiranë ka sqaruar edhe një herë detaje për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Gjermanisë, lidhur me situatën nga koronavirusi.

Duke qenë se Shqipëria vazhdon të kosiderohet një zonë rreziku, udhëtarët duhet të karantinohen për 14 ditë dhe të kryejnë testin e tamponit.

“Vlen edhe më tej: Detyrimi për karantinë dhe testi i koronavirus për udhëtarët nga Shqipëria +++

Meqenëse Shqipëria vazhdon të kosiderohet një zonë rreziku nga Instituti Robert Koch, të gjithë ata që hyjnë në Gjermani janë të detyruar që menjëherë pas mbërritjes të nisen direkt drejt vendbanimit të tyre ose një strehimi tjetër të përshtatshëm (p.sh. hotel) dhe të qëndrojnë atje për një periudhë prej 14 ditësh pas hyrjes së tyre (karantinë).

Udhëtarët që hyjnë në Gjermani janë gjithashtu të detyruar të informojnë autoritetin shëndetësor përgjegjës për ta mbi adresën e tyre të qëndrimit në Gjermani. Ata janë gjithashtu të detyruar që me kërkesë të autoriteteve të paraqesin rezultatet e testimit për koronavirusin e ri.

Ju mund të testoheni falas brenda 72 orëve nga mbërritja juaj, edhe nëse nuk keni marrë ende një kërkesë të tillë. Kjo është e mundur në shumë aeroporte në Gjermani“, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane ne Tirane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


A është e nevojshme bashkësia për të menaxhuar pasojat e krizës?

“Kriza e Coronës provë ekzistenciale për BE”

Flet mjeku gjerman: Ja e vetmja gjë që duhet të bëjmë!

A mund të jetë vala e dytë më e keqe se e para?


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!