MENU
klinika

Dosje/ "Kthesa" në mosmarrëveshjet shumëvjeçare

Anën e kujt po mban SHBA në konfliktin Greqi-Turqi?

25.09.2020 - 15:26

Sekretari i Shtetit S. Mike Pompeo do të vizitojë Greqinë javën e ardhshme në një shenjë mbështetjeje, duke injoruar  thirrjet e fundit të Turqisë që Uashingtoni të mbajë  qëndrim neutral për sa i përket tensioneve në Mesdheun Lindor.

Në Greqi, Pompeo do të takohet me Kryeministrin Grek Kyriakos Mitsotakis dhe Ministrin e Jashtëm Nikos Dendias “për të ripohuar  angazhimin tonë të përbashkët për të përparuar sigurinë, paqen dhe prosperitetin në Mesdheun Lindor dhe për të festuar marrëdhënien më të fortë SHBA-Greke në dekada”, tha zëdhënësja e departamentit Morgan Ortagus tha ne nje deklarate.

Ai do të udhëtojë gjithashtu në gjirin Souda në ishullin grek të Kretës. Atje ai do të vizitojë strukturën detare të SHBA “për të theksuar edhe një herë partneritetin e fortë të sigurisë së SHBA me Aleatën e Greqisë të NATO-s”, tha Ortagus.

Athina dhe Uashingtoni kryen stërvitje ushtarake në rajon në 24-28 korrik.

Më parë këtë muaj, Pompeo diskutoi për tensionet e Mesdheut Lindor gjatë një vizite në anën jugore të Qipros. Ai përcolli mesazhe inkurajuese të bashkëpunimit edhe pasi SHBA hoqi një embargo të armëve mbi administratën Greke Qipriote, një veprim që Turqia tha se po prishte “barazinë dhe ekuilibrin” midis komuniteteve qipriote turke dhe qipriote greke në kombin-ishull të ndarë etnikisht.

“Ne mendojmë se marrja e hapave që ndryshojnë qëndrimin neutral të SHBA nuk do të jetë pozitive për paqen në rajon,” tha zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Ömer Çelik të martën vonë.

Muajt e fundit janë shtuar tensionet midis Turqisë dhe fqinjëve të saj Mesdhetarë Lindorë, Greqisë dhe administratës Greke Qipriote, për të drejtat e kërkimeve të energjisë në det të hapur. Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka nisur kërkimet për gaz në shelfin e saj kontinental, duke thënë se Turqia dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) gjithashtu kanë të drejta në rajon.

Por toni është zbutur kohët e fundit midis Ankarasë dhe Athinës,  që të martën ranë dakord për të filluar bisedimet.

NATO mirëpret bisedimet

Të dy vendet janë angazhuar gjithashtu në bisedime të drejtuara nga NATO. Raundi i pestë i bisedimeve u zhvillua javën e kaluar ndërsa raundi tjetër pritet të mbahet javën e ardhshme. Bisedimet synojnë të ulin rrezikun e incidenteve  në rajon.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe Mitsotakis diskutuan të enjten zhvillimet e fundit në rajon. “Si pjesë e konsultave të tij të rregullta me udhëheqësit grekë dhe turq, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg foli me telefon me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis të Enjten për Mesdheun Lindor,” tha një deklaratë e NATO-s.

“Sekretari i Përgjithshëm përshëndeti njoftimin e fundit se Greqia dhe Turqia do të zhvillojnë bisedime diplomatike. Ai theksoi rëndësinë e zgjidhjes së situatës në një frymë solidariteti dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar,” shtoi ai.

Bisedimet  do të jenë të 61-ta në llojin e tyre, pasi të dy vendet filluan të zhvillojnë bisedime hulumtuese mbi problemet në Mesdheun Lindor në 12 Mars 2002, me një qëllim për të gjetur një zgjidhje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Këto bisedime vazhduan rregullisht deri në 2016. Sidoqoftë, që nga ajo kohë nuk ka pasur ndonjë raund të ri, si për shkak të konfliktit politik dhe ngurrimit të palës greke.

Çështjet që do ttë diskutohen, përfshijnë ujërat territoriale në Mesdheun Lindor, shelfin kontinental, çmilitarizimin e ishujve, statusin ligjor të formacioneve gjeografike, gjerësinë e hapësirës ajrore kombëtare dhe operacionet e kërkim-shpëtimit.

Qipriotët grekë të angazhuar në bisedimet e paqes

Administrata qipriote greke është e vendosur për bisedime paqësore me TRNC por jo me armë, tha të enjten udhëheqësi qipriot grek Nicos Anastasiades në lidhje me një mosmarrëveshje që ka thelluar tensionet Greqi-Turqi dhe ka bllokuar politikëbërjen e Bashkimit Evropian në Bjellorusi.

Një konflikt i vjetër që ndau banorët grekë dhe turq të ishullit të Mesdheut Lindor ka ndikuar dukshëm në mosmarrëveshjet midis aleatëve të NATO-s Greqisë dhe Turqisë.

Qëndrimi i administratës qipriote greke për mbrojtjen e Presidentit Bjellorus Alexander Lukashenko, i cili akuzohet për manipulim të zgjedhjeve dhe përdorimit të forcës për të shuar protestat paqësore, është kritikuar shumë.

Krerët e BE do të kërkojnë mënyra për të zbutur tensionet në një samit në 1-2 tetor.

Turqia javën e kaluar shprehu se nuk ekziston asnjë bazë dhe vizion i përbashkët për një zgjidhje midis të dy palëve në ishull. Të gjitha proceset e kaluara të negociatave kanë dështuar për shkak të faktit se administrata Greke Qipriote nuk ka pranuar barazinë politike, e cila është një kërkesë për një partneritet në ishull dhe se kjo nuk mund të përcaktohet në një mënyrë konkrete, tha një deklaratë e Ministrisë së Jashtme. Deklarata përmendi arsyen themelore si mosgatishmërinë e Qipriotëve Grekë për të ndarë si pushtetin ashtu edhe burimet natyrore me Qipriotët Turq.

Ishulli i Qipros është ndarë që nga 1974 kur ndodhi një grusht shteti grek qipriot pas dhjetëra vjetësh dhune kundër komunitetit turk të ishullit dhe ndërhyrjes së Ankarasë. TRNC u krijua në 1983 në nivelin verior të ishullit dhe njihet vetëm nga Turqia. Vendi përballet me një embargo të gjatë për tregtinë, transportin dhe kulturën.

Burimi: The Guardian, The Times, Kathimerini, Daily Sabah/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tensionet me Turqinë/ Greqia shpresat te BE

‘Le Monde’: Erdogan s’do heqë dorë nga qëllimet e tij!

Tensione Greqi-Turqi/ Deklarata e Erdogan

“Do të kryejmë stërvitje ushtarake në Mesdheun lindor”