MENU
klinika

Pritet vetëm shpallja

Armenia në prag lufte, anulohet miqësorja me Shqipërinë

30.09.2020 - 12:54

Më datë 7 tetor Kombëtarja shqiptare ka planifikuar të luajë një ndeshje miqësore me Armeninë në transfertë. Por pritet që kjo përballje të anulohet. Shkaku është lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për provincën e Nagorno-Karabak.

Në shtetin armen është shpallur gjendja e luftës dhe rreziku është mjaft prezent se lufta mund të shtrihet në mbarë shtetin. Kështu, miqësorja e planifikuar me kombëtaren tonë është praktikisht e pamundur.

Një tjetër zhvillim është edhe urdhri se çdo shtetas armen nën 40 vjeç duhet të bashkohet me forcat ushtarake për të mbrojtur vendin. Së fundmi një prej lojtarëve të kombëtares armene, Varazdat Harojan pezulloi transferimin e tij në Greqi te Larisa dhe u detyrua të bashkohet në luftë, ashtu si të gjithë qytetarët armenë.

memushaj ledian ndaj armenise

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Konflikti në Nagorno-Karabakh

Kapiteni i Armenisë mobilizohet ushtarakisht