MENU
klinika

Këtë përfundim nxjerr raporti 'Buzzfeed News'

Bankat po dështojnë në ndalimin e pastrimit të parave

22.09.2020 - 12:00

Shuma të mëdha parash “të pista” qarkullojnë prej vitesh në disa prej institucioneve më të mëdha bankare në botë, thuhet në një artikull investigativ të botuar të dielën.

“Të ardhurat nga luftërat vdekjeprurëse të drogës, shuma të mëdha të përvetësuara nga vendet në zhvillim e sipër dhe para të përftuara me mund e të vjedhura përmes skemave piramidale qarkullojnë në këto institucione financiare, pavarësisht nga paralajmërimet e vetë punonjësve të bankës”, thuhej në raportin e Buzzfeed News dhe Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativ.

Hetimi, i cili drejtohej nga 108 media nga 88 vende të ndryshme të botës, bazohet në mijëra raportime aktivitetesh të dyshimta të depozituara në agjencinë ligj zbatuese të Departamentit të Thesarit në SHBA, FinCEN.

“Këto dokumente, të përpiluara nga bankat, e që janë ndarë dhe me qeverinë, por janë mbajtur larg syrit të publikut, ekspozojnë cektësinë e masave mbrojtëse të bankave dhe lehtësinë me të cilën kriminelët i kanë shfrytëzuar ato”, shkruan Buzzfeed News.

Dokumenti bën fjalë për transaksione me vlerë 2 trilionë dollarë që kanë qarkulluar nga viti 1999 deri në 2017, veçanërisht në 5 banka të rëndësishme: — JPMorgan Chase, HSBC, Standard Chartered, Deutsche Bank and Bank of New York Mellon, të akuzuar se kanë vazhduar të qarkullojnë asetet e kriminelëve, edhe pasi ata janë dënuar për krime financiare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


RT/ Çfarë janë dosjet FinCEN? Raportet sekrete

Si janë përdorur bankat për të pastruar 2 trilionë dollarë?