MENU
klinika

Nxjerr ushtrinë përgjatë kufirit me Ukrainën

Blindohet Lukashenko, mbyll kufijtë me Poloninë e Lituaninë

19.09.2020 - 09:46

Presidenti Bjellorus Aleksandër Lukashenko ka thirrur besnikët e tij dhe ka deklaruar se do të mbyllë kufijtë e Bjellorusisë me Poloninë dhe Lituaninë dhe do të vendosë ushtrinë për të kontrolluar kufirin me Ukrainën.

Pastaj “Cari i Minskut” iu drejtua qytetarëve të tre vendeve fqinje duke thënë se ata duhet të ndalojnë politikanët e tyre budallenj, satelit të SHBA-ve, që kanë ndërmend të fillojnë luftën

“Ndaloni politikanët tuaj budallenj, mos i lini të fillojnë luftën.”

Ndërkohë Kryeministri polak Mateusz Moraëiecki, ka deklaruar se Lituania dhe Polonia do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë mjekësore dhe materiale për bjellorusët që janë plagosur dhe persekutuar gjatë protestave.

I rrethuar nga 40 ditë protesta popullore, Lukashenko po mbyllet në vetvete, duke u izoluar dhe është gjithnjë e më i bindur se revolta kundër tij po pilotohet nga jashtë. Ai dje ka akuzuar SHBA dhe ata që ai i quajti si satelitë, se po përpiqen të organizojnë një revolucion në Bjellorusi kurse po dje Parlameti Europian përmes një resolute u shpreh pro vendosjes së sanksioneve dhe e shpalli jo legjitim presidentin Lukashenko, pasi ai bashkë me 30 zyrtarë të lartë të regjimit maipuluan zgjedhjet e 9 gushtin dhe kanë arrestuar dhe ushtruar dhunë mbi protestuesit opozitarë

Gjithashtu OSBE-ja ka ngritur një grup ekspertësh të pavarur për të hetuar parregullsitë e pretenduara në zgjedhjet presidenciale