MENU
klinika

Ç'po ndodh me sanksionet?

“Diktatori i fundit” i Evropës ende pa ndëshkim, Qiproja pengesë!

21.09.2020 - 18:39
Bashkimi Europian nuk arriti sërish të miratojë sanksionet, që synojnë personat e përfshirë në mashtrimin zgjedhore në Bjellorusi, për shkak të mosmarrëveshjes së vendeve anëtare në një takim të ministrave të Jashtëm në Bruksel.“Edhe pse ka një vullnet të qartë për t’i miratuar ato sanksione, nuk ishte e mundur të bëhej sot, sepse nuk u arrit unanimiteti i kërkuar”, tha kreu i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Qiproja nuk është kundër sanksioneve ndaj Bjellorusisë, por nuk mendon se duhet të shtojë votën e saj për t’i bërë ato të mundshme”, shtoi ai.

Kryediplomati europian theksoi se ende ishte në diskutim nëse emri i presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, do të ishte apo jo në listën e sanksioneve.

Sot liderja në mërgim e opozitës bjelloruse Svetlana Tikhanoskaya tha se “Bashkimi Europian duhet të ndërmarrë veprime me më shumë kurajë kundër presidentit Alexandër Lukashenko”.

Ajo i bëri thirrje ministrave të Jashtëm që të jenë më të ashpër dhe të vendosin sanksionet e premtuara kohë më parë.

BE ka hartuar  një listë me rreth 40 persona të cilëve mund t’i ndalojë udhëtimet dhe t’i ngrijë asetet si kundërpërgjigje ndaj zgjedhjeve të kontestuara që i dhanë Lukashenkos mandatin e gjashtë edhe pse presidenti nuk është pjesë e tij.