MENU
klinika

Nis “mposhtja” e pandemisë

Doganat humbën 81 mln euro nga COVID-19

03.09.2020 - 18:13

Doganat shqiptare mblodhën 10 miliardë lekë apo 81 milionë euro më pak në 7 muajt e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë. Rënia e ndikuar më së shumti nga pandemia Covid-19 regjistrohet me afro 10.8 për qind.

Referuar të dhënave të detajuara nga Ministria e Financave, në 7 mujor të ardhurat doganore regjistrohen në 82.4 miliardë lekë nga 92.44 miliardë që u mblodhën në Janar-Korrik 2019.

Nga të dhënat mujore, shikohet se muaji më i dobët i arkëtimeve ka qenë Marsi dhe Prilli, të cilat kanë pësuar një rënie drastike edhe në raport me Maj-Prill 2019, për shkak të bllokimit të aktiviteteve ekonomike, të cilat ndikuan dhe në transport, ndërsa duket se nga muaji maj ka nisur rigjallërimi dhe Korriku ka rezultuar me të ardhurat më të larta në 7 muaj, me afro 14.3 miliardë lekë. Goditjen më të madhe e ka pasur TVSH-ja doganore, ku në raport me 7-mujorin 2019 janë mbledhur 7.2 miliardë lekë më pak, më pas renditet akciza me rënie prej 2.2 miliardë lekë dhe taksat doganore kanë pësuar rënien më të lehtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN