Dollari ra përsëri në lidhje me Euron në shifra rekord që prej dy vjetësh, duke arritur humbje në katër muaj rresht, pasi Jerome Powell njoftoi një zhvendosje madhore politikash në Rezervën Federale.
Kryetari i bankës qëndrore tha se “punësimi maksimal” dhe një “treg pune i fortë” do të drejtojë vendimet e ardhshme, efektivisht duke sugjeruar se FED nuk do të ngrejë normat e interesit për vite me rradhë. Nuk do të lejojë inflacionin të shkojë mbi 2% ndonjëherë, dhe nuk do të merret me këtë shifër si qëllim në vetvete.
Një vlerësim paraprak tregoi se përqindja vjetore e inflacionit në zonën Euro ra me -0.2% në Gusht, hera e parë që prej 4 vjetësh që blloku i monedhës ka rrëshqitur në deflacion. Energji më e lirë është faktori kryesor prapa çmimeve në rënie.