MENU
klinika

Është e vështirë të vendosësh kur flitet për para...

Dy muaj pas marrëveshjes historike, BE ende e pavendosur!

28.09.2020 - 08:28

Më shumë se dy muaj pas marrëveshjes së tyre të fondit triumfues të rimëkëmbjes, udhëheqësit e BE-së janë gjithnjë e më nervozë për të.

Për javë të tëra, këshilli i ministrave të bllokut dhe parlamenti kanë patur debate rreth detajeve të paketës masive të buxhetit të epokës së pandemisë.

Presidenca gjermane e BE ka nxitur eurodeputetët të heqin dorë nga debatet, ndërsa eurodeputetët akuzuan këshillin për shantazh ndaj tyre.

Kryeqytetet e BE duan të nënshkruajnë marrëveshje me parlamentin nga mesi i tetorit për t’u lejuar vendeve anëtare shumë kohë për të ratifikuar mekanizmin e fondeve të rimëkëmbjes në legjislaturat e tyre.

Ndër vendet që shikojnë me sy kritik është Franca. Clément Beaune, ministri i Evropës, javën e kaluar i tha Financial Times se ai po planifikonte të vizitonte disa vende përfshirë Hollandën për të kapërcyer pengesat politike për miratim. “Është shumë e rëndësishme ta bëjmë shpejt,” tha ai. “Është një sfidë e paparë. Zakonisht duhen mesatarisht 18 muaj dhe këtë ratifikim mendoj se do ta bëjmë në tre ”.

Javën e kaluar disa vende anëtare, përfshirë holandezët, paralajmëruan se nuk ishin të gatshëm të shtynin ratifikimin e fondit të rimëkëmbjes përmes parlamenteve të tyre kombëtare derisa të shohin një marrëveshje të arritur midis këshillit të BE dhe legjislaturës.

Bllokimi më i madh është hartimi i mekanizmit të sundimit të ligjit. Parlamenti i BE dëshiron të krijojë një sistem të ashpër që lejon pezullimin e financimit të bllokut kur një vend shkel normat e sundimit të ligjit.

Por këshilli është ende i pavendosur. Është e paqartë nëse samiti i kësaj jave i BE do të sigurojë një mundësi për një marrëveshje për t’u arritur midis kryeqyteteve.

“Nuk ka një zgjidhje perfekte për enigmën e sundimit të ligjit”, tha një diplomat i vjetër i BE.

Ligjvënësit janë të bindur se duan të shohin një mekanizëm që mund të ndëshkojë të fortët e brendshëm të bllokut.

“Parlamenti Evropian dëshiron të sigurojë që autokratët si kryeministri i Hungarisë Viktor Orban nuk do të përfitojnë nga paratë evropiane,” tha Rasmus Andresen, një eurodeputet dhe pjesë e ekipit negociues të parlamentit të BE.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Merkel për situatën e COVID-19

“Gjermania duhet të solidarizohet me BE-në”