MENU
klinika

Ekspertët: Biznesi të lehtësohej më herët!

Efektet pozitive dhe negative të heqjes së TVSH-së dhe tatim-fitimit

28.09.2020 - 17:55

Iniciativat e qeverisë për heqjen e tatim-fitimit dhe zerimin e TVSH-së për biznesin e vogël, duhet të kishin hyrë në fuqi brenda këtij viti në mënyrë që t’i vinin sa më shpejt në ndihmë kësaj kategorie, në kushtet e vështira të përballjes me pandeminë COVID 19. I këtij mendimi është eksperti i ekonomisë Adrian Civici, sipas së cilit përsa kohë nuk kishte një paketë të tretë ekonomike për sipërmarrjen, lehtësitë e menduara nuk duheshin shtyrë.

Sa i takon efekteve që do të kenë këto dy vendime, të cilat hyjnë në fuqi me 1 Janar 2021, ekspertët e ekonomisë janë të ndarë. Për Selami Xhepën, përjashtimet krijojnë diskriminim dhe dëmtojnë ekonominë, ndërsa për ekspertin Civici, bizneset do të lehtësohen dhe do të mund të kenë më shumë mundësi për t’u zgjeruar dhe për të krijuar punësim.

Referuar vendimeve të miratuara dhe tashmë të hyra në fuqi, bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë nuk paguajnë asnjë tatim-fitim, ndërsa ato që kryejnë një xhiro deri në 10 milionë lekë të reja nuk do të paguajnë TVSH.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN