MENU
klinika

RT/ Rreziku i shtimit të kompanive 'zombi'

Ekonomia nuk do të kthehet në nivelet para-pandemike ‘për një kohë të gjatë’

06.09.2020 - 19:59

Në një këndvështrim tjetër të zymtë për ekonominë globale, Drejtori i Përgjithshëm i Deutsche Bank Christian Sewing paralajmëroi se botës mund t’i duhet shumë më shumë kohë për t’u rikuperuar ekonomikisht nga Covid-19, nga sa mendohej.

“Niveli i para krizës do të jetë i vështirë për tu arritur dhe do të duhet shumë kohë. Kjo nuk do të ndodhë këtë vit dhe as vitin e ardhshëm,” i tha bankieri një auditori në Samitin Bankar Handelsblatt në Frankfurt.

Ndërsa disa pjesë të ekonomisë nuk do të funksionojnë plotësisht, me disa sektorë që funksionojnë me kapacitet 70-90 përqind, një pjesë e madhe e ndërmarrjeve do të duhet të jetojnë me shitje të reduktuara për një kohë mjaft të gjatë, sipas Sewing. Ai shtoi se rimëkëmbja përfundimisht do të ndodhë, por “vetëm hap pas hapi dhe jo në të gjitha industritë”.

Fjalimi erdhi ndërsa gjithnjë e më shumë vende janë zhytur në recesion ndërsa shpërthimi i koronavirusit goditi ekonomitë e tyre. Australia, e cila arriti t’i shpëtonte tkurrjes së thellë gjatë krizës financiare të vitit 2008, ishte një nga vendet e fundit që u shtua në listë e cila gjithashtu përfshin SHBA, MB dhe ekonomitë e mëdha Evropiane.

Shefi i Deutsche Bank gjithashtu nuk ishte optimist për një reagim në Evropë, duke vënë në dukje se SHBA mund të jenë më pak efektive në përmbajtjen e virusit, por kompanitë amerikane janë “më radikale” kur bëhet fjalë për t’u përshtatur me realitetet e reja.

Nga ana tjetër, akoma më shumë firmat evropiane mund të tundohen të presin ndihmë qeveritare. Kjo përfundimisht mund të çojë në rritjen e kompanive “zombie”, paralajmëroi Sewing, duke cituar një vlerësim nga agjencia gjermane e kreditit Creditreform se një e gjashta e kompanive të vendit mund të kthehet në “zombie”.

Firmat “Zombie” zakonisht përkufizohen si kompani, kostot e shërbimit të borxhit të të cilave janë më të larta se fitimet e tyre, por ato qëndrojnë në det për shkak të huazimeve të pamëshirshme. Më parë, Deutsche Bank Securities tha se numri i kompanive të tilla po rritet në SHBA, ku një në pesë firma mund të jetë një mumje për shkak të pandemisë së koronavirusit.

/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga RT

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN