MENU
klinika

Gazetari turk shokon me deklaratën

“Erdogan duhet të pushtojë Qipron jugore!”

21.09.2020 - 15:00

Gazetari turk, Abdullah Bozkurt, drejtor i rrjetit të pavarur ‘Nordic Monitor’ postoi në llogarinë e tij personale në Twitter një shënim nga predikuesi i islamit, Ihsan Senocak.

Predikuesi turk, duke shpërndarë një foto me marinarët turq që formojnë termin “Mavi Vatan “, kujtoi shoqëruesen femër të Muhamedit, Umm Haram, varri i së cilës mendohet të jetë në Larnaca.

Me këtë ai i kërkonte Presidentit turk të pushtonte Qipron dhe të “çlironte” Umm Haram.

“Turqia duhet të pushtojë Larnakan në pjesën jugore të Qipros, ku është varrosur shoqëruesja e Muhamedit, Umm Haram,” shkroi predikuesi islamist Ihsan Senozak.

Përmes postimeve të tij në rrjetet sociale, artikujve në gazeta dhe paraqitjeve televizive, ai promovon agjendën agresive të politikës së jashtme dhe ushtarake të qeverisë Erdogan.

Demokratët bëjnë analizën e humbjes në zgjedhje!

Arsyet pse Kamala Harris nuk fitoi garën presidenciale

Shpenzime marramendëse dhe dështim zgjedhor

Si u shpenzuan 1.6 miliardë dollarë në fushatën e Harris

Nga “Marco i vogël” në Sekretar Shteti në SHBA

Çfarë e pret Berlinin e Brukselin nën një mandat të Rubios?