MENU
klinika

"Shpresoj mos të paguani të njëjtin çmim si 100 vite më parë!"

Erdogan ‘kërcënon’ Greqinë pas kushtit për tërheqjen e anijeve

05.09.2020 - 08:59

Vijon të thellohet përplasja mes Greqisë dhe Turqisë, në lidhje me situatën e krijuar në Mesdhe, teksa asnjëra palë nuk bën një hap për të ulur tonet.

Psa kërcënimeve të Greqisë se nuk ka ulje në tryezën e bisedimeve pa tërhequr Turqia anijet nga deti, Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, iu është drejtuar fqinjëve me një mesazh paralajmërues.

Duke folur me të diplomuarit e Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes Turke, Erdogan i është referua historisë së 100 viteve më parë. Ndonëse nuk ka përmendur emra, presidenti turk ka thënë se shpresonte të mos paguajnë të njëjtin çmim.

“Ata që sulmuan pavarësinë tonë një shekull më parë, populli turk i varrosi ose në tokë ose i hodhën në det. Ata që shënjestruan flamurin dhe lutjen tonë, kur po kërkonin një mënyrë për të dalë nga ky presion, ekzekutuan tre kryeministra, dy ministra dhe një gjeneral. Shpresojmë që të mos bëjnë të njëjtin gabim sot dhe të mos paguajnë të njëjtin çmim”, është shprehur presidenti Erdogan.

Erdogan

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN