MENU
klinika

Sërish kërcënime për Greqinë

Erdogan: S’lejojmë askënd të burgosë Turqinë në brigjet e saj!

17.09.2020 - 13:41

Vijojnë të rriten tensionet në Mesdhe mes Greqisë dhe Turqisë. Pas kushtit të Greqisë për të mos u ulur në tryezën e diskutimeve pa tërhequr anijet nga deti Turqia, ka ardhur reagimi kërcënues i Presidentit turk, Recep Tayip Erdogan.

Ky i fundit ka deklaruar sot se nuk do të lejojë askënd të burgosë në brigjet Turqinë dhe se nuk do të përulet para shantazheve.

“Nuk do të lejojmë askënd të burgosë në brigjet e tij vendin tonë, i cili ka vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe. (Në Mesdheun Lindor) Pavarësisht provokimeve, sjelljeve fëmijërore të palës përballë, ne gjithmonë kemi vepruar me dinjitet. (Mesdheu Lindor) Nga bashkëbiseduesit është kuptuar çështja se gjuha e kërcënimit nuk funksionon, se Turqia nuk përulet ndaj shantazheve”, ka thënë Erdogan.

Të dy aleatët e NATO-s janë përfshirë prej javësh në një ngërç tensionesh në Mesdheun lindor, ku Turqia po eksploron tabanin e detit për rezerva energjetike, në një zonë që Greqia e konsideron si shelfin e saj kontinental.

Ankaraja thotë se ka çdo të drejtë të eksplorojë atje dhe akuzon Athinën se po përpiqet të rrëmbejë padrejtësisht një pjesë të burimeve detare.

Ndërkohë, luftimet e simuluara midis avionëve luftarakë grekë dhe turq mbi Detin Egje dhe Mesdheun lindor janë shtuar./

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Çdo manovër diplomatike që po bëhet për t’i mbyllur rrugën Turqisë..."

“Problemi” turk në Mesdhe (që çon veçse në luftë)

Tensione Greqi-Turqi/ Deklarata e Erdogan

“Do të kryejmë stërvitje ushtarake në Mesdheun lindor”

Analisti grek tregon 2 skenarët me Turqinë

“Në rast lufte Erdogan do merrte ishujt ose…”

Tensionet me Turqinë/ Greqia shpresat te BE

‘Le Monde’: Erdogan s’do heqë dorë nga qëllimet e tij!