MENU
klinika

RT/ Çfarë po shkon keq?

Evropa, shumë prapa nga pjesa tjetër e botës në vendosjen e 5G

20.09.2020 - 08:48

Një grup prej mbi 50 nga firmat më të mëdha evropiane të teknologjisë dhe industrisë kanë kritikuar anëtarët e BE-së për ngecjen prapa vendeve të tjera në përhapjen e rrjeteve 5G, duke bërë thirrje për masa urgjente para se të jetë tepër vonë për të mbyllur hendekun.

Analiza e fundit nga tryeza e rrumbullakët evropiane për industrinë (ERT), lëshuar të premten, tregon se përparimi i bllokut 27-vendesh për zhvillimin e rrjeteve të gjeneratës së ardhshme është shumë i ngadaltë, krahasuar me pjesët e tjera të botës, veçanërisht Koreja e Jugut , Zvicra dhe Kina.

“Shqetësimi po rritet se Evropa është shumë mbrapa rajoneve të tjera të botës, pavarësisht se është shtëpia e dy ndërmarrjeve kryesore të infrastrukturës mobile,” lexohet në raport.

ERT përshkroi pengesat si në komercializim ashtu edhe në vendosjen e infrastrukturës. Sipas të dhënave të saj, më shumë se gjysma e vendeve anëtare të BE nuk kanë nisur ende shërbime tregtare 5G, ndërsa vendet e BE në tërësi kanë më pak se dhjetë stacione bazë 5G për milion qytetarë. Raporti shtoi se kishte norma “po aq të dobëta” të azhurnimit të infrastrukturës 4G në 5G. Për ta vënë këtë në perspektivë, Koreja e Jugut kishte rreth 1,500 kulla 5G për milion vitin e kaluar. Kina njoftoi më parë planet për të instaluar një shtesë 600,000 stacione bazë 5G deri në fund të vitit.

“Nuk është vonë për të mbyllur hendekun me Shtetet e Bashkuara, Korenë e Jugut dhe Kinën,” vuri në dukje grupi i drejtuesve të biznesit. Sidoqoftë, Brukseli duhet të veprojë shpejt, shtuan ata.
Deklarata e grupit për gjendjen e dobët të sektorit 5G të Evropës erdhi në të njëjtën ditë që Komisioni Evropian u takua për të diskutuar se si të rrisin përhapjen e rrjeteve super të shpejta. Zyrtarët duhej të pranonin se zhvillimi 5G nuk po shkon siç ishte planifikuar dhe vendosja po vonohet për shkak të bllokimeve të koronavirusit.

“Prandaj, ne duhet të punojmë së bashku drejt shpërndarjes së shpejtë të rrjetit pa ndonjë vonesë të mëtejshme,” tha Margrethe Vestager, nënkryetare ekzekutive e Komisionit Evropian për A Europe Fit për Epokën Dixhitale.

/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga RT

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë planesh ka Europa Juglindore?

A e përhapi koronavirusin sinjali 5G?!