MENU
klinika

Merret vendimi

GJKKO sekuestron pasuritë e Balilit, ja sa përqind i kalojnë shtetit

22.09.2020 - 07:59

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të konfiskojë pasuritë e shtetasve Kelmend dhe Bashkim Balili dhe kalimin në favor të shtetit në pjesë ideale 40%.

  • Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në përcaktimet e ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurive”, (i ndryshuar), ka kryer hetim financiar mbi pasuritë e shtetasve Kelmend dhe Bashkim Balili, si dhe të shoqërisë “Balili & Co” shpk.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, pas kërkesës për konfiskim të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme për konfiskim, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr.18, datë 21.09.2020, vendosi :

Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit në pjesë ideale 40% të pasurive si më poshtë:

Truall me sipërfaqe 11.994 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % CO” shpk.

Objekti “Ish – Kampi i Pushimit të Punëtorëve, 4 + 1 kate, me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % Co” shpk.

Truall me sipërfaqe 1716.91 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % Co” shpk.

  • Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit në pjesë ideale 40% të pasurive të ndodhura në qytetin e Sarandës në emër të shtetasit Bashkim Balili si më poshtë:

Apartament me sipërfaqe 53.5 m2

Apartament me sipërfaqe 67 m2

Apartament me sipërfaqe 91 m2

Apartament me sipërfaqe 52.5 m2

Apartament me sipërfaqe 57 m2

Apartament me sipërfaqe 52.5 m2

Apartament me sipërfaqe 57 m2

Apartament me sipërfaqe 67 m2

Apartament me sipërfaqe 42.5 m2

Apartament me sipërfaqe 67 m2

Apartament me sipërfaqe 42.5 m2

Njësi me sipërfaqe 120 m2

Apartament me sipërfaqe 42.5 m2

Apartament me sipërfaqe 42.5 m2

Apartament me sipërfaqe 66 m2

Apartament me sipërfaqe 67 m2

Apartament me sipërfaqe 72.5 m2

Për administrimin dhe përdorimin e pronave të konfiskuara gjykata ka ngarkuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!