MENU
klinika

"Jeni në kohë për të tërhequr propozimin për listat"

Hajdari ‘shpërthen’ ndaj mazhorancës: Kryefjala juaj është mashtrimi!

24.09.2020 - 10:26

Diskutimi mbi rezolutën për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin e Europian është kthyer në një “lumë” akuzash në seancën e sotme (24 shtator) parlamentare.

Nga foltorja e Parlamentit, deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka shprehur kritika mbi propozimin e PS-së për hapjen e listave dhe duke u drejtuar deputetëve të mazhorancës se ky është mashtrimi më i madh që u është bërë shqiptarëve.

Ajo u thotë se deputetët kanë frikë të përballen me popullin e tyre ndaj vijojnë mashtrimet dhe pandershmëria. Hajdari i bën thirrje mazhorancës se është në kohë për të tërhequr draftin e propozuar.

“Kjo është një rezolutë e rëndësishme. Një nga pikat ka të bëjë me reformën zgjedhore. Është kyçi i këtij parlamenti dhe i të ecurit përpara. Koha juaj ka mbaruar kolegë sepse e shoh në sytë e shqiptarëve. Kam takuar mijëra të rinj, njerëz punëtorë dhe të palodhur, njerëz që duan një të ardhme më të mirë. E ndjej në sytë e tyre që koha juaj ka mbaruar. Sot keni treguar që jeni ata njerëz që në kryefjalën e këtij parlamenti ekziston mashtrimi dhe pandershmëria.

Si ka mundësi që gjithë këta njerëz që takoj përfaqësohen nga ju. Kjo pandershmëri arriti kulmin me hapjen e listave nga PS. Edi Rama ishte vetë ai që i pa shqiptarët në sy dhe u tha që listat do të hapen. Ky mashtrim do të renditet si mashtrimi më i madh në historinë 30 vjeçare. Si i mashtroni shqiptarët në këtë lloj mënyre. Unë e kam një përgjigje. Ju keni frikë nga populli. Ju keni frikë nga vota e qytetarëve shqiptarë. Forca më e madhe në këtë vend, nuk u dilni dot përballë qytetarëve. Jeta juaj është një jetë luksoze nëpër vila e orendi të shtrenjta ndërkohë qytetarët nuk kanë asnjë lek në xhep. Mbroheni nga listat e kryetarëve tuaj.

Ju vazhdoni dhe bëni atë që nuk ja ka bërë kurrë një qeveri vendit të tij. 70 % e të rinjve duan ta braktisin vendin. Nëse doni të fitoni që jeni deputetë të nderuar dilni përpara popullit, merruni votën dhe mos u mbroni prapa listës së kryetarëve. Kam besim që nëse dalin gratë përballë burrave, ato do të fitojnë në parlament. Mashtrimi që bëri Rama që tha se këtij parlamenti do i kthehej sovraniteti ishte mashtrimi më i madh. Nëse do vijoni me këtë propozimin tuaj ka dy rrugë. Keni mundësi për ta tërhequr, dhe mund të arrinit të mbanit pak dinjitet ose të vazhdoni me këtë propozim dhe dijeni mirë” – tha Hajdari.

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!