MENU
klinika

Greqia ultimatum Turqisë

“Hiq anijet, ndryshe BE vendos sanksionet!”

05.09.2020 - 16:02

Zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas ishte i drejtpërdrejtë sot në mesazhin dhënë ekzekutivit turk duke i kërkuar urgjentisht largimin e anijeve nga zona e kontestuar detare mes dy shteteve në Egjeun Lindor.

Petsas u shpreh në një intervistë në Skai TV se Turqia duhet të largojë anijet, ndryshe BE e ka gati listën e sanksioneve dhe mund ta verë në veprim në çdo moment në rast hezitimi nga turqit, shkruan abcnews.

Zëdhënësi i qeverisë greke kritikoi në një farë mënyrë edhe shefin e NATO-s, Stoltenberg duke i kërkuar që të mbajë pozicionin e tij duke mos tentuar që t’i shtrijë negociatat mes Greqisë dhe Turqisë përtej atyre teknike.

“E vetmja gjë që neve na duhet të merremi vesh me turqit është delemitimi i detit”, u shpreh Petsas duke iu trembuar një diskutimi më të gjerë mes qeverinë turke me ndërhyrjen e NATO-s përveç delemtimit të hapësirës detare.

Petsas tha gjithashtu se Turqia duhet të heqë anijet nga zona e kontestuar detare më herët se sa data 24-25 shtator, kur edhe sipas tij BE mund të miratojë sanksionet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Shpresoj mos të paguani të njëjtin çmim si 100 vite më parë!"

Erdogan ‘kërcënon’ Greqinë pas kushtit për tërheqjen e anijeve