MENU
klinika

Nga 1 Janari 2021

Hiqet tatim-fitimi për subjektet me xhiro deri në 8 mln lekë

08.09.2020 - 11:49

Nga 1 Janari i vitit të ardhshëm, rreth 5300 biznese të vogla në të gjithë vendin nuk do të paguajnë tatim-fitim.

Projektligji i hartuar nga qeveria me qëllim lehtësimin e barrës fiskale të asaj kategorie biznesi e cila konsiderohet me vulnerabël ndaj situatës të vështirë financiare të krijuar nga COVID-19, nëpërmjet zerimit të shkallës së tatimit të thjeshtuar mbi fitimin është depozituar për diskutim në Komisionet Parlamentare. Sipas relacionit të projektligjit, tatimpaguesit objekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin me qarkullim, deri në 8 milionë lekë nuk do të tatohen.

Deri më tani, tatimpaguesit me qarkullim nën 5 milionë lekë nuk paguanin tatim fitim, ndërsa ata me xhiro 5-8 milionë lekë paguanin një normë tatimi prej 5% . Sipas draftit, bizneset që përfitojnë nga kjo lehtësi, janë të detyruara që, deri më 10 shkurt të vitit që pason periudhën tatimore, të dorëzojë një deklaratë vjetore tatimore, ku të jepen hollësisht të ardhurat gjithsej, shpenzimet e zbritshme, fitimi i tatueshëm si dhe çdo hollësi tjetër e përcaktuar me udhëzim të ministrit të Financave dhe Ekonomisë për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës tatimore vjetore.

Efektet në buxhetin e shtetit, nga parashikimet e këtij projektligji, vlerësohen përafërsisht në masën -400 milionë lekë në vit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përfundon paketa e ndihmës

5 mësime nga kriza greke