Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, kryeministri Avdullah Hoti është shprehur që marrëveshja e nënshkruar me Serbinë në Uashington ëshë tejet e rëndësishme.
Hoti është shprehur që qëllimi final i tyre mbetet marrëveshja përfundimtare e cila synon njohjen reciproke pa prekur integritetin territorial.
Ndër të tjera Hoti është shprehur që Vetëvendosja ka qenë gjithmonë gabim dhe se Vjosa Osmanit i duhen dy-tre vjet të shohë që është gabim.
“Nuk gjeta as harta as thika, as nuk është shtruar si temë. E vërteta është që ShBA-të jo që nuk kanë harta e thika por angazhohen për ndihmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare. Historikisht Vetëvendosja ka qenë gabim, nëse kthehemi dhe i shikojmë në momente të tilla, edhe Vjosa Osmani është gabim dhe i duhen dy-tre vjet derisa ta sheh që është gabim”, tha Hoti.