MENU
klinika

Konflikti në Nagorno-Karabakh

Kapiteni i Armenisë mobilizohet ushtarakisht

30.09.2020 - 11:41

Kapiteni i kombëtares së Armenisë, Varazdat Haroyan, nuk mund të bashkohet me klubin e tij në Greqi, Larisa, pasi vendi i tij është në prag lufte me Azerbajxhanin. Udhëtimi i mbrojtësit për në Greqi është shtyrë.

Por ajo që bie në sy është se lojtari është mobilizuar ushtarakisht për shkak të përkeqësimit të konfliktit të armatosur midis vendit të tij dhe Azerbajxhanit. 28-vjeçari, që ka luajtur 51 ndeshje me kombëtaren e tij, është mobilizuar si të gjithë shtetasit armenë nën moshën 40 vjeç dhe tashmë ndodhet në zonën e luftës.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të takohej urgjentisht këtë të martë në mbrëmje për të provuar të shmangte një luftë të hapur midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, e cila do të rrezikonte destabilizimin e Kaukazit të Jugut dhe përfshirjen e Turqisë dhe Rusisë atje.

Për t’u transferuar në Greqi, Haroyan kishte prishur në shtator, miqësisht, kontratën e tij me klubin rus, Yekaterinburg, në të cilin kishte luajtur 55 ndeshje në tri sezone, duke shënuar edhe tre gola. Haroyan ka luajtur gjithashtu në Iran, për Padideh (2016-2017), si dhe në Armeni për Pyunik (2009-2016) dhe Patani (2008).