Kardioaspirina është emri i zakonshëm i ilaçit që ka përbërës aktiv acidin acetilsalicilik, me një dozë prej 100 mg ose 300 mg. Me fjalë të tjera nuk është veçse Aspirina e zakonshme, por me një dozë më të ulët, pasi antiinflamatori ka një dozë prej 500 mg.
Gjatë pjesës më të madhe të shekullit të 20-të acidi acetilsalicilik është përdorur si analgjezik dhe antiinflamator. Por duke nisur nga 1980 u zbulua aftësia e saj si një mbrojtje për trombocitet, dhe që nga ai moment përdorimi kryesor i këtij ilaçi ka qenë ai i antikoagulimit.
Së fundmi është treguar se trajtimi kronik (për më shumë se 10 vite) me këtë përbërës aktiv redukton ndjeshëm rrezikun e tumorrit në zorrë.
Kardioaspirina është ndër ilaçet që jepet më shpesh; sidomos për pacientët që kanë pasur një ishemi koronare apo cerebrovaskulare të infarktit të miokardit.
SI NDODH INFARKTI?
Siç e përmendëm më lart, kardioaspirina është një mbrojtje për trombocitet. Këto të fundit janë molekula, që bashkë me komponentë të tjerë ndërhyja në formimin e koagulimit (mpikjes) të gjakut. Këto trombocite janë, në pjesën më të madhe, përgjegjëse për zhvillimin e patologjive ishemike.
Infarkti akut i miokardit është një sëmundje e rëndë që shfaqet si pasojë e një pengesë në arterien koronare të shkaktuar nga trombi. Për pasojë, qarkullimi i gjakut që arrin në zemër ndërpritet nga një tapë, e formuar nga substanca të ndryshme.
Kjo tapë ndalon gjakun të shkojë në zemër që ta lejojë atë të funksionojë, dhe në rastet më të rënda kjo çon në vdekje. Kjo situatë mund të ndodhë dhe në zona të tjera të trupit, në arterie apo në vena që transportojnë gjakun në tru, dhe në këtë rast flasim për infarktin cerebrovaskular.
Këto patologji janë të papritura dhe mund të prekin çdo person në çdo moment. Megjithatë, janë më të shpeshta tek ata që kanë faktorët e riskut dhe pacientët që kanë pasur më herët një goditje ishemike. Mes simptomave më karateristike janë dhimbje toraksi për më shumë se 20 minuta, lodhje, djersë të ftohtë, marramendje dhe ankth.
E rëndësishme është që personi i goditur nga infarkti i miokardit të transportohet në spital sa më shpejt të jetë e mundur dhe të marrë ndihmën e duhur mjekësore që orën e parë të simptomave.
Për të shmangur përsëritjen e një rasti të tillë, personi duhet të ndjekë një terapi të bazuar në kardioaspirinë. Ky ilaç, me pak fjalë, e bën gjakun më fluidë, duke shmangur mpiksjen e gjakut dhe një infarkt tjetër.
SI VEPRON KARDIOASPIRINA NË ORGANIZËM?
Acidi acetilsalicilik (përbërësi aktiv i kardioaspirinës) ndërhyn në sintezën e prostaglandinës: pra me fjalë të tjera në mënyrë të pakthyeshme pengon cikooksigjenazën. Kjo enzimë merr dy forma të ndryshme, cikoloksigjenazën 1 (COX-1) dhe cikoloksigjenazën 2 (COX-2). Kjo e dyta është prezente vetëm në tru ndërsa COX-1 gjendet pothuajse në të gjitha indet.
Kardioaspirina vepron në COX-1 të trombociteve, që gjenerojnë tromboksane A2m një substancë që shkakton shtrëngim të enëve të gjakut, gjë që rrit presionin e gjakut. Ky efekt fitohet me doza më të vogla se ato që kërkohen për të marrë një veprim antiinflamator dhe analgjezik. Për këtë, doza e acidit acetilsalicilik në kardioasprinë është 100 ose 300 mg dhe jo 500 mg si aspirina klasike.
CoXx-1 e trombociteve është më e ndjeshme se COX-1 e endotelit, për këtë arsye është e ndjeshme dhe ndaj një doze të vogël përbërësi aktiv për të pasur efektin anti-trombozë. Duke vepruar si frenues i kësaj enzime, rralon mpikjes e gjakut dhe rrit kohën e gjakrrjedhjes.
Por megjithatë ky ilaç nuk vepron njëlloj me trombinën, rekomandohet që të përshkruhet nga mjeku në raste se kanë kaluar një parainfarkt apo anginë të qëndrueshme.
PËRFUNDIMI
Kardioaspirina është një ilaç i përdorur gjerësisht për profilaksinë e infarktit cerebrovaskular dhe të miokardit. Ai jepet me përshkrim nga mjeku kurues, dhe duhen ndjekur gjithmonë udhëzimet pa ndryshuar dozën apo metodologjinë vetë. Kjo pasi si të gjithë ilaçet ka efekte kolaterale të padëshirueshme. Për më tepër nëse nuk ndiqet dozimi i saktë rrit rrezikun që të vuani nga një tjetër infarkt. Kështu që për çdo dyshim duhet të konsultoheni me mjekun për udhëzimet terapeutik./