MENU
klinika

Ja ç'thotë mjekja infeksioniste

Koronavirusi në Shqipëri: Thuajse asnjë shtrat i lirë në Spitalin Infektiv

08.09.2020 - 17:44

Rreth 100 pacientë në gjendje të mesme dhe të rëndë po trajtohen në spitalin “Covid 1”, i ngritur në Shërbimin Infektiv të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Në një intervistë, mjekja infeksioniste Entela Ramosaço shprehet se kapaciteti është thuajse i plotë:

“Janë duke u ndjekur rreth 14 të sëmurë në repartin e terapisë që ne e quajmë subintensive dhe intensive. 

Gjatë 24 orëshit ne mundohemi të vendosim një ekuilibër midis numrit të pacientëve të cilët hospitalizohen dhe pacientëve të cilët shërohen.”

Koha e paraqitjes në spital është vendimtare dhe disa duket se mbërrijnë aty shumë vonë:

“Urgjenca Kombëtare 127 i sjellin në spital në kushtet kur ka filluar insuficensa respiratore dhe një pjesë e pacientëve të cilët janë më koshientë e njohin më mirë sëmundjen. Janë persona të riskuar edhe nga sëmundje të tjera vijnë edhe pak më herët.”

Ka ndryshuar apo jo virusi dhe agresiviteti i tij, kjo do të studiohet, por klinikisht është parë që ka disa faktorë që ndikojnë tek një person kur infektohet nga Covid-19″

“Sidomos nga doza virale me të cilën infektohen pacientët, nëse është një i sëmurë me sëmundje shoqëruese, nëse është një i sëmurë në trajtim. Nëse është një person i cili është paraqitur vonë klinikisht.”

E ndërsa parashikimet flasin për rritje të rasteve dhe fataliteteve me afrimin e dimrit, mjekja shprehet se asgjë nuk është e sigurt, pasi dhe parashikimet se vera do të ulte përhapjen e virusit, dështuan.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!