MENU
klinika

9,923 të shëruar

Kosova përballë COVID-19, 3,251 raste aktive në vend

03.09.2020 - 07:58

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës deklaroi se aktualisht numri në total i rasteve me COVID-19 është 13.713 ku 539 persona kanë ndërruar jetë. IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.923 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.251.

Një ditë më parë, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Bullgari, Skender Syla tha se në momentin kur vaksina do të jetë gati, ajo do të shpërndahet në të gjitha vendet e botës pavarësisht nivelit të zhvillimit të tyre ekonomik.

“Duhet të marrim masa të balancuara të cilat do të respektohen nga qytetarët. Një element tjetër i domosdoshëm që duhet të bëhet në Kosovë, është që të shtohet numri i testimeve. Përderisa çdo ditë ka numër tre shifrorë të rasteve të reja me COVID-19, numri i testimeve duhet të shtohet dhe kjo duhet të bëhet përmes shtimit të kapaciteteve në institutet rajonale të shëndetit publik në Kosovë”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Varhelyi

“BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin”


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat