MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Kritikun e Putinit e helmoi sistemi i kalbur rus!

18.09.2020 - 12:47

Ekspertët mjekësorë gjermanë, francezë dhe suedezë pajtohen: Alexei Navalny, kritiku i brendshëm i profilit më të lartë të Presidentit rus Vladimir Putin dhe themeluesi i Fondacionit Anti-Korrupsion, u helmua me agjentin nervor Novichok.

Navalny ka mbijetuar. Marrëdhënia e Rusisë me Gjermaninë mund të mos mbijetojë.

Duke theksuar rëndësinë e marrjes së “një qëndrimi të qartë”, Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se Navalny ka qenë  “viktima e një krimi që synon ta heshtë atë”. Sipas mendimit të saj, çështja ngre “pyetje shumë serioze” të cilave “vetëm qeveria ruse” mund – dhe duhet – t’u përgjigjet. “Bota”, pranoi ajo, “do të presë një përgjigje.”

Merkel u ka bërë thirrje autoriteteve ruse që të fillojnë një hetim të pavarur dhe transparent për helmimin e Navalny.

Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë bërë jehonë kësaj thirrjeje. Nëse një hetim i tillë do të ekspozonte shtetin rus si fajtorin, sugjeron Komisioni Evropian, mund të vendosen sanksione të reja.

Mbi të gjitha, sipas Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, helmimi kualifikohet si përdorim i një arme të ndaluar.

Kjo nuk është hera e parë që qeveria e Rusisë implikohet në përdorimin e Novichok kundër armiqve të supozuar të Putinit. Në vitin 2018, ish-agjenti i dyfishtë rus Sergei Skripal dhe vajza e tij, Julia, u helmuan në tokën britanike. Të dy mbijetuan, dhe po fshihen.

Kremlini me forcë mohon përfshirjen në secilin rast. Lidhur me helmimin Navalny, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov këmbëngul se nuk ka “asnjë bazë për të akuzuar shtetin rus” për përfshirje.

Sergei Naryshkin, kreu i agjencisë së inteligjencës së jashtme të Rusisë, shkoi më tej, duke argumentuar se agjensitë e inteligjencës perëndimore mund të kenë organizuar helmimin për të diskredituar Rusinë.

Sulmi ndaj Navalny i bën Rusisë më shumë dëm sesa dobi. Vendimi për të helmuar një kundërshtar të profilit të lartë politik menjëherë para zgjedhjeve lokale, me një agjent nervor  sovjetik, sfidon logjikën politike.

Putini është prezantuar prej kohësh si një lloj Darth Vader i politikës globale, i aftë të përzihet në zgjedhjet amerikane, të organizojë protesta në Francë, dhe të mbështesë diktatorë si Bashar al-Assad i Sirisë.

Një ish-njeri i KGB-së, ai është i zgjuar, strategjik dhe dinak. Atëherë, pse nuk mundi të arrinte të vriste Skripals ose Navalny? Dhe pse Rusia do t’ia dorëzonte Navalny Gjermanisë, ku Novichok do të zbulohej shpejt?

Tani, Putin përballet me një protestë ndërkombëtare dhe kërcënimin e sanksioneve, duke përfshirë anulimin e mundshëm të projekteve fitimprurëse ndërkombëtare si tubacioni i gazit Nord Stream 2 për në Gjermani.

 Helmimi i Navalny vështirë se duket se ia vlen. Në të vërtetë, sulmi i ngjan një taktike të marrëdhënieve publike anti-ruse me efekt maksimal më shumë sesa një komploti i keq i Kremlinit.

Megjithatë, ekziston pretendimi se agjentët e inteligjencës perëndimore e orkestruan atë.

Një shpjegim më i mundshëm qëndron në sistemin politik të Rusisë, i cili drejtohet nga aleatët politikë të Putinit, baza e fuqisë së të cilit është në aparatin e sigurisë.

Disa funksionarë mund të kenë marrë me mend se Putini donte ta heshtte Navalny përpara zgjedhjeve lokale; të tjerët mund të kishin qenë subjekt i hetimeve të korrupsionit të Navalny.

Helmime të tjera të dështuara, të tilla si ato të Vladimir Kara-Murza, një gazetar dhe koordinator i organizatës Mikhail Khodorkovsky të organizatës Open Russia, në 2015 dhe 2017 dhe Pyotr Verzilov, botuesi i MediaZona, mund të ketë origjinë të ngjashme.

Ashtu si helmimi Navalny, këto sulme shpesh kanë qenë kundër-produktive.

Pavarësisht nëse Putini urdhëroi apo jo direkt çdo goditje, ai krijoi sistemin që i lejoi ato të ndodhnin, një sistem joefektiv, i papërgjegjshëm dhe i prirur për destabilizim nga aktorët mashtrues.

Nuk ka rëndësi: në fund të fundit, fajin e ka Kremlini. Perëndimi duhet të jetë i qëndrueshëm dhe i bashkuar për ta bërë Rusinë, edhe nëse kjo nënkupton zbatimin e sanksioneve ose politikave të tjera që bien ndesh me interesat e veta ekonomike.

Putini krijoi një sistem që e vendos atë në qendër të tij. Në Rusi, aty duhet gjetur e gjithë përgjegjësia ose faji.

Nina L. Hrushova, profesoreshë e çështjeve ndërkombëtare në Shkollën e Re, është një kolege e vjetër në Institutin e Politikave Botërore.

Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndcate/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pse e ka të vështirë të vendosë?

Dilema më e madhe e Merkelit, lidhet me Putinin!

Arsyet pse presidenti rus "do të mbijetojë"

Edhe në kohë koronavirusi, fati është në anën e Putinit!