MENU
klinika

Dominon fasoneria dhe ndërtimi

Ku punësohen të huajt në Shqipëri?

26.09.2020 - 12:01

Në një vit janë pajisur me leje dhe vërtetime pune rreth 3,818 shtetas të huaj.

Referuar të dhënave zyrtare të Agjencisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi, shifrat i takojnë vitit 2019 dhe në krahasim me një vit më parë, ka një rënie me rreth 2 për qind. Konkretisht janë pajisur me vërtetime Deklarimi për Punësim 1,608 shtetas të huaj ose 2% më pak se viti 2018, prej tyre: 11% janë dhënë në Industrinë përpunuese (fasonët), 11% në informacion dhe telekomunikacion (call center), dhe 10% në Arsim.

Sa i takon shtetësisë 45% janë shtetas italianë, 13% kosovarë, 6% anglezë dhe 6% amerikanë. Ndërkaq, janë pajisur me leje pune 2,210 shtetas të huaj ose 3% më pak se viti 2018, prej tyre: 14% janë dhënë në Ndërtim, 13% në Aktivitete të kryefamiljarëve si punëdhënës, 11% në Minierë dhe gurore, 8% në Bujqësi, 8% Informacion dhe komunikacion.

Referuar shtetësisë, 33% janë shtetas turq, 10% kinezë, 10% egjiptianë dhe 5% filipinezë.