MENU
klinika

Kina paralajmëron SHBA-në

“Kush luan me zjarrin do digjet”

18.09.2020 - 20:45

Pekini ka nisur stërvitje ushtarake pranë ngushticës së Tajvanit. Stërvitjet përkojnë me një samit të nivelit të lartë në Taipei, ku merr pjesë një zyrtar i lartë amerikan, gjë të cilën Kina e ka quajtur si një provokim.

Ministria e Mbrojtjes e Kinës tha të premten se komanda lindore e Ushtrisë Çlirimtare të Popullit po kryente stërvitjet në zonë, por nuk dha hollësi rreth operacionit.

Një zëdhënës i ministrisë, Ren Guoqiang, i përshkroi stërvitjet si ‘veprim të arsyeshëm’ që synojnë ‘mbrojtjen e sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial’.

Duke iu referuar vizitës së nënsekretarit amerikan për Çështjet Ekonomike, Keith Krach, në Tajvan, Ren pretendoi se Uashingtoni dhe Taipei janë fajtorë për ‘bashkëpunim’ dhe ‘po krijojnë shpesh shqetësime’.

Ai shtoi se nuk është shumë e e mençur të përpiqesh të ‘përdorësh Tajvanin për të kontrolluar Kinën’, duke paralajmëruar se ‘ata që luajnë me zjarrin do digjen’.