MENU
klinika

AMTP-të, afati i fundit 7 nëntori/ "Aplikoni!"

Lame: 22 mijë familje nuk kanë marrë ende tokën që u takon

13.09.2020 - 11:40

Kreu i Kadastrës Artan Lame u ka bërë thirrje të gjitha familjeve që banojnë në fshat të aplikojnë për të përfituar tokën bujqësore që u takon me ligj. Përmes një deklarate për shtyp, Lame njoftoi se afati i fundit për të aplikuar për përfitimin e Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi është data 7 nëntor.

“Ligji 20/2020 i vënë kapakun përfundimtar këtij proçesi, duke i bërë një thirrje përfundimtare me afat 6 mujor këtyre familjeve. Duke pasur parasysh që ligji ka hyrë në fuqi në 07.05.2020, i bie që ky afat të përfundojë me 07.11.2020.

Ky ligj, parashikon që brenda këtyre 6 muajve, të gjitha këto familje mund të aplikojnë pranë bashkive përkatëse, duke kërkuar pajisen me tokën bujqësore që u takon.
Pra, në këtë afat 6 mujor, duhet që thjesht të zënë radhën pranë Bashkive për hallkën tjetër, që është pajisja me AMTP.”

Lame bëri me dije se rreth 22 mijë familje në fshat rezultojnë se nuk kanë përfituar ose kanë përfituar pjesërisht nga ligji për ndarjen e tokës bujqësore.

“Kujtoj këtu se nga proçesi i ndarjes së tokës, deri tani kanë përfituar rreth 450.000 familje fshatare, me rreth 1.8 milion pasuri toke, një pjesë e mire e të cilave janë ende të pacertifikuara. Pikërisht në këtë proçes është fokusuar puna jonë gjatë këtij viti.

Përtej kësaj, përsa mund të duket absurd, ende rezultojnë rreth 22.000 familje fshatare të cilat janë pajisur pjesërisht ose nuk janë pajisur asnjëherë me tokë bujqësore.

Pra, nga njëra anë, siç e dimë të gjithë, rezultojnë abuzime pa fund për tokat bujqësore; dhe nga ana tjetër, pas dekadash të tëra rezultojnë me mijëra familje që nuk janë pajisur ende me tokë bujqësore.”

Ndarja e tokës bujqësore është një prej komponentëve kryesorë të Ligjit 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në RSH”, i cili synon t’I japë fund çështjeve të paqzgjidhura që kanë të bëjnë me pronën në vend.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Afati i fundit për plotësimin e aktit të marrjes së tokës në pronësi

Kadastra njoftim qytetarëve: Çfarë duhet të dini?