MENU
klinika

Në pishina rreziku është tek momenti i zhveshjes dhe veshjes

Masat e reja anti-Covi/ Ekspertja e ISHP-së: Me maskë brenda në lokale dhe restorante

29.09.2020 - 08:39

Që prej 1 tetorit do të hapen ambientet e brendshme të lokaleve, restoranteve por edhe të pishinave të mbyllura nën masa të rrepta anti-covid, por ky vendim nuk vlen për klubet e natës, apo edhe pub-et.

Instituti i Shëndetit Publik ka miratuar protokollet e sigurisë për hapjen e tyre duke përcaktuar çdo detaj që nga hyrja e klientëve, mënyra se si do t’u shërbehet gjatë kohës së qëndrimit në këto ambiente e deri në momentin që dalin jashtë tyre.

Në protokolle është përcaktuar qartë se si do të vendosen tavolinat, respektimi i distancës me 2 metra, korridoret e dedikuara për klientët deri në arkë, por edhe detaje të tjera që i përkasin dezinfektimit, ajrosjes së ambienteve e deri tek mënyrat që do të ndiqen për pagesat e faturave për të shmangur sa më shumë kontaktet klient-staf.

Mjekja epidemiologe në Institutin e Shëndetit Publik, Rovena Daja theksoi në “Wake Up” në Top Channel së është mjaft e rëndësishme që të respektohen masat nga të gjitha palët, stafi dhe klientët. Daja bëri të ditur se rregullat janë të thjeshta, higjiena personale dhe kolektive.

“Maskë brenda ambienteve të lokaleve dhe restorante, që mund të hiqen vetëm në momentin që konsumojnë ushqim”, tha ajo.

Ajo shtoi në shumë vende të botës u mbyllën lokale dhe pub-e, pasi u rrit numri dhe për të shmangur një gjë të tillë, duhet respektuar masat.

Për sa i përket pishinave, Daja theksoi se rreziku më i madh është në momentin e veshjes dhe zhveshjes

“Jemi në situatë pandemie dhe në një situatë pandemie nuk mund të funksionojnë normalisht. Ne si ekspertë të shëndetit publik shohim anën shëndetësore dhe japim udhëzimet tona nga ana shëndetësore.

Për sa i përket anës ekonomike dhe si ndikon ajo nuk është pjesë e jona dhe normalisht mua me vjen keq për bizneset, pasi në këtë situatë nuk mund të kenë fitime njësoj si në situatë normale. Nuk mund të lëvizim nga këto rregulla, nëse duam që kjo pandemi të marrë fund”, tha ajo.

  • Protokolli i ri

Nuk ka më vetë-shërbim, ndërsa lokalet duhet të shërbejnë me menu elektronike ose të plastifikuara që të dezinfektohen vazhdimisht.

Duhet garantuar distanca 1.5 metër mes klientit dhe stafit, ndërsa tavolinat duhet të jenë në distancë me njëra-tjetrën 2 metra në të gjitha drejtimet.

Nëse pagesa bëhet në arkë duhet vendosur një xham peçigllazi midis punonjësit dhe klientit

Pastrimi, dezinfektimi dhe ajrosja e bareve dhe restoranteve duhet të jetë në mënyrë të përsëritur disa herë në ditë, që nga ambientet deri tek dorezat e dyerve, tavolinat, tabakatë dhe çdo sipërfaqe tjetër. Ajrosja e tyre duhet të bëhet në mënyrë natyrale 5 herë në ditë dhe dezinfektim total të paktën 3 herë, në hapje të aktivitetit, gjatë ditës dhe para mbylljes së tij.

Asnjë personel nuk do të lejohet të punojë më temperaturë 37.5 dhe secili prej tyre është i detyruar të deklarojë nëse ka pasur kontakte me persona të infektuar. Për çdo simptome të shfaqur duhet lajmëruar mjeku i familjes ose 127, ndërsa mbajtja e maskave është e detyrueshme për personelin.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!