Ministri i Punës në Kosovë Skënder Reçiça ka zhvilluar një takim në Tiranë me ministren e Ekonomisë së Shqipërisë Anila Denaj.
Në fjalën e saj, Denaj deklaroi se po punohet për një formaliziim sa më të madh të ekonomisë, në Shqipëri dhe Kosovë.
Ndërsa, ministri kosovar Reçiça tha se është rënë dakord për marrëveshje punësim- arsim.
Anila Denaj: Duhet të formalizojmë tregun e punës. Neve na kërkohet që të kemi rezultate deri në fund të muajit dhe mbetem besim-plotë se do ia dalim të kemi sukses.
Skënder Reçiça: Për ne është kënaqësi për ne të jemi në Shqipëri. Diskutova me zonjën Denaj për shumë çështje që prekin punëtorët. Diskutuam temat që na shqetësojmë. ne do entojmë që të lehtësojmë jetën e një qytetari në Podujevë me atë të Vlorës, atë të Gjakovës me të Elbasanit etj.
Ne duam të nënshkruajmë marrëveshje për unifikim të tregut të punës. Pas kësaj marrëveshje, qytetarët tanë do kenë më shumë mundësi për studim profesional dhe për punësim. Zyrtarizimi i marrëveshjes përafron Shqipërinë dhe Kosovën me BE-në.