MENU
klinika

"Europa s’duhet ta tolerojë më Ankaranë"

Mitsotakis: Turqit na kanë vën tytën e armës në kokë!

11.09.2020 - 08:26

Kryeministri i Greqisë, Kiriakos Mitsotakis, i ka dhënë një mesazh Bashkimit Evropian dhe Turqisë në një opinion të publikuar në disa media ndërkombëtare. Kreu i qeverisë greke shkruan se BE duhet të vendosë sanksione të qarta kundër Turqisë, nëse kjo e fundit nuk tërheq anijet e saj nga zona e diskutueshme në Mesdhe.

Mitsotakis ka bërë thirrje për dialog, duke thënë se dy vendet duhet të bisedojnë, por jo nën kërcënimin e armëve.

“Ne kemi nevojë për dialog, por jo nën tytën e armës. Ajo çfarë e kërcënon sigurinë e vendit tim, kërcënon edhe stabilitetin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së”, shkruan kryeministri grek.

“Nëse Evropa do të ushtrojë pushtet të vërtetë gjeopolitik, ajo nuk mundet të vendosë paqe duke toleruar një Turqi të armatosur. Turqit duhet të tërhiqen, të rikthehen në tryezë dhe ta nisin aty ku e lanë kur ikën nga bisedimet e vitit 2016. Dhe nëse nuk biem dakord atëherë mund të kërkojmë zgjidhje në Hagë”, vijon ai.

Konflikti Greqi-Turqi ka disa ditë që është rindezur dhe në zgjidhje janë përfshirë dhe shtete evropiane. Më i përfshirë duket se është Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili ka kërkuar që palët të ulen në dialog.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Demokratët bëjnë analizën e humbjes në zgjedhje!

Arsyet pse Kamala Harris nuk fitoi garën presidenciale

Shpenzime marramendëse dhe dështim zgjedhor

Si u shpenzuan 1.6 miliardë dollarë në fushatën e Harris

Nga “Marco i vogël” në Sekretar Shteti në SHBA

Çfarë e pret Berlinin e Brukselin nën një mandat të Rubios?