MENU
klinika

Turqia jep mesazhin e fortë në greqisht

“Mos u bëni “vegël” në duart e Macron-it, do penalizoheni”

14.09.2020 - 20:08

Agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency edhe një herë tjetër ka transmetuar një intervistë të dhënë nga një prej zyrtarëve të qeverisë Erdogan.

Intervista e sjellë me titra në greqisht, në fokus kishte marrëdhëniet Greqi-Turqi.

Në këtë intervistë, ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar, i cili ishte në Kas në të njëjtën kohë kur presidentja Katerina Sakellaropoulou po vizitonte Kastelorizo, bëri thirrje që Greqia të mos përdoret nga Franca.

Akar i bëri thirrje Greqisë që të mos jetë një vegël në përpjekjet e Macron-it për të rikonfirmuar imazhin e tij në Francë.