MENU
klinika

Takimi Hoti-Vuçiç

Ndërmjetësoi bisedimet, këshilltari i Trump jep detaje

04.09.2020 - 07:41

Këshilltari Kombëtar për Siguri në SHBA, Robert O’Brien ka dhënë detaje pas përfundimit të takimit mes delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë në Shtëpi të Bardhë.

Ai pohoi se sot pritet të vazhdojnë takimet, ndërsa ka treguar se përfaqësues të bankave të mëdha kreditore, korporatave amerikane dhe Fondit të Mileniumit të Ri kanë qenë në takim.

“Diskutime të mira këtë pasdite me liderët e Serbisë dhe të Kosovës. Ata kanë përparim të ndjeshëm sot. Një falënderim për Koorporatën Financiare për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA-së, Fondacionin e Mijëvjeçarit të Ri dhe Bankën Exim që iu bashkuan takimit. Normalizimi ekonomik do të thotë punë për të rinjtë. Bisedimet do të vazhdojnë nesër”, tha ai.

Para fillimit të bisedimeve të enjten, Grenell ka thënë se populli i Kosovës dhe ai i Serbisë meritojnë normalizimin ekonomik dhe mundësinë për të krijuar një ekonomi gjallëruese.

Kujtojmë se ky është takimi i dytë i thirrur nga Washingtoni, pasi i pati ishte ai i planifikuar në 27 qershor, i cili u anulua.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat