MENU
klinika

Nga kritikat e Merkel tek "përballja" Trump-Xi

75 vjet OKB/ Ç’ndodhi në Asamblenë në Nju Jork?

22.09.2020 - 17:27

Në 75 vjetorin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kancelarja gjermane, Angela Merkel ka vlerësuar meritat e OKB-së, por ka kërkuar edhe reformimin e saj. Merkel mbështet zgjerimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Shumë shpesh Këshilli i Sigurimit është i bllokuar, kur vjen puna për të marrë vendime të qarta. Ne kemi nevojë për reforma”. Ky është thelbi i mesazhit me video që kancelarja Merkel ka dërguar me rasin e 75 vjetorit të krijimit të OKB-së në Nju Jork. “Kombet e Bashkuara mund të jenë aq të suksesshme, sa ç’ bien dakord vendet anëtare”, tha politikanja e CDU-së. Për të zgjidhur sfidat globale të shekullit të 21-të, duhet që OKB të zhvillohet më tej.

Në video-mesazhin me rastin e ceremonisë për jubileun e OKB-së, Merkel ka kritikuar qartë bllokimin e punës së OKB-së. Kancelarja nuk përmendi as vende si Kina apo Rusia dhe as presidentin amerikan, Donald Trump, që ka preferuar veprimet unilaterale në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.

merkel

Por ajo ishte më se e qartë, kur tha, se shumë shpesh “Kombet e Bashkuara mbesin mbrapa idealeve që i kanë vënë vetes, sepse gjithmonë interesat e vendeve të veçanta pengojnë që sistemi i rendit të funksionojë si duhet të funksionojë.” Merkel shtoi këtu se “kush mendon, se mund t’ia dalë vetëm mbanë, gabohet. E mira jonë e të gjithëve ndahet. Si vuajtja. Ne jemi një botë.” Kancelarja gjermane ka marrë si shembull pandeminë e Coronës që tregon, se “problemet globale kërkojnë në të gjitha nivelet mirëkuptim dhe bashkëpunim përtej kufijve të vendeve”.

Edhe presidenti francez, Emmanuel Macron u shpreh me kritika në jubileun e 75-të të OKB-së. “Shtëpia jonë e përbashkët nuk është në gjendje të mirë”, tha Macron po në një mesazh me video. “Fundamenti i saj është gërryer, muret janë çarë nga goditjet e atyre që e kanë ngritur vetë atë.” Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në fillim të ceremonisë shprehu pakënaqësinë se ka shumë “sfida multilaterale dhe një deficit në zgjidhjet multilaterale”. Ai tha se “askush nuk e do një qeveri botërore, por ne duhet të punojmë së bashku, për të përmirësuar udhëheqjen në botë.

UN-Generalversammlung in New York | Angela Merkel & Donald Trump (Reuters/Guido Bergmann/Bundesregierung)

Ndërkohë, Asambleja e OKB-së në Nju Jork u karakterizua nga një përballje virtuale të paprecedentë midis dy nga liderët më të fuqishëm në botë, amerikani Donald Trump dhe kinezi XI Jinging.

Presidenti i SHBA shpërndau një video të shkurtër të tij ku sulmon Kinën, e cilësuar si “përgjegjëse për shpërndarjen e epidemisë në botë”, duke vijuar me nofkën polemike “China Virus”, virus kinez, për t’iu referuar koronavirusit.

“Pas 75 vitesh nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe themelimit të OKB-së, sërish ndodhemi si pjesë e një beteje globale”, deklaroi Trump që më pas lavdëroi punën për ndërtimin e aparaturave dhe vaksinën kundër COVID-19.

Sulmi direkt ndaj Pekinit habiti të pranishmit në Asamblenë e OKB-së, por objektivi i sulmit, Kina, nuk vonoi të reagonte, përmes një video të presidentit Xi Jinping. “Pandemia duhet të përballet së bashku, duke ndjekur shkencën. Çdo përpjekje për të politizuar pandeminë duhet refuzuar”, deklaroi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN