MENU
klinika

Për çfarë bëhet fjalë?

Nis procedura për certifikimin e menaxherëve të energjisë

22.09.2020 - 06:25

Agjencia për Eficencën e Energjisë ka nisur procedurat e certifikimit për menaxherët e energjisë, të cilët do të shërbejnë pranë bizneseve apo institucioneve publike që karakterizohen si konsumatorë të mëdhenj të energjisë.

Në një prononcim për scan kreu i Agjencisë Evis Berberi thotë se nevojat për këta profesionistë janë të mëdha për tregun e punës, duke qenë se tashmë detyrimet për rritjen e eficencës energjetike kanë hyrë në fuqi.

“Konsumatorët më të mëdhenj të energjisë pra ata që kanë mbi 3 milionë kw/h të konsumuar në vit dhe bashkitë e Republikës së Shqipërisë duhet të punësojnë patjetër një menaxher energjie. Automatikisht Tregu sot ka nevojë për menaxher të energjisë dhe ne po mundohemi për të plotësuar këtë vakum. Për të aplikuar kanë qenë diku tek 120 aplikantë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fuqia e SHBA po rritet

“Mbreti” i ri i naftës