MENU
klinika

"Mund të jetë mënyra më e mirë..."

Paralajmërimi: “Shkop dhe karrotë” ndaj Turqisë

05.09.2020 - 17:20

Në një takim në 24 dhe 25 shtator, krerët e Bashkimit Evropian do të vendosin të zbatojnë një qasje të tipit “shkop dhe karrotë” ndaj Turqisë, paralajmëroi Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, i cili po propozon gjithashtu një konferencë shumëpalëshe që synon lehtësimin e tensioneve në Mesdheun lindor.

Michel e tha këtë në një deklaratë për Reuters dhe pesë agjencitë e tjera të lajmeve në një kohë kur konflikti për nafte dhe gaz në ujrat e Mesdheut midis anëtarëve të BE Qipro dhe Greqi, nga njëra anë, dhe Turqisë, e cila është një anëtare e NATO-s, po merr zjarr.

BE tashmë ka vendosur sanksione të buta ndaj Ankarasë për këtë dhe 27 anëtarët e BE së shpejti do të trajtojnë përsëri çështjen dhe do të riafirmojnë mbështetjen e tyre për Greqinë dhe Qipron, tha Michel.

“Në zbatimin e qasjes “shkop dhe karrotë”, ne do të gjejmë në politikën tonë të jashtme mjetet që do të përdorim për të përmirësuar marrëdhëniet, por edhe ato për të cilat do të reagojmë nëse nuk respektohemi”, tha Michel.

Presidenti i Këshillit Evropian, i cili do të vizitojë Greqinë, Qipron dhe Maltën përpara samitit, po propozon gjithashtu një konferencë ndërkombëtare mbi Mesdheun Lindor.

“Mund të jetë mënyra më e mirë për të qetësuar tensionet në rajon dhe për të gjetur mënyra dialogu,” tha ai, duke shtuar se ai ia kishte lënë të kuptohet idenë Athinës dhe Ankarasë. “Ajo që ka ndodhur, ajo që ka ndodhur gjatë javëve të fundit, nuk mund të vazhdojë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Erdogan: Ne jemi të sinqertë në fjalën tonë!

“Turqia ka fuqinë politike dhe ushtarake që të grisë hartat”