MENU
klinika

Çfarë përfitojnë shqiptarët?

Qeveria greke merr vendimin e ri për punëtorët sezonalë

24.09.2020 - 15:14

Autoritetet greke kanë vendosur që nuk do të ketë asnjë kufizim për numrin e personave që do të të shkojnë në Greqi, ne zonën e Thesprotise si punëtorë sezonalë. Lajmi e ka bërë me dije ligjvënësi grek Vasileios Giogiakas, dhe e ka përcjellë Jolio Dine, kryetar i Forumit të të rinjve Demokratë në Sarandë.

Dine shkruan se nuk do të ketë asnjë kufizim për numrin e personave që do të mund të kalojne në Greqi si punëtore sezonale.

“Nje super lajm per gjithe punetoret sezonale ne rajonin e Thesprotise ne Greqi!

Ne komunikim me deputetin e Igumenices, Vasilis Giogiakas, ky i fundit konfirmon se nuk do te kete asnje kufizim per numrin e personave qe do te mund te kalojne ne Greqi si punetore sezonale.

Nga e hena tjeter do te nise edhe dorezimi i dokumentacionit ne sektorin perkates te Emigracionit ne zonen e tyre ne Greqi nga fermeret greke qe do te kerkojne punetore sezonale, te cilet do te mund te kalojne me pas me dokumentacion te rregullt ne Greqi permes pikave kufitare qe jane te hapura,” shkruan Dine.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Serbia rreziku kryesor për infektime"

Greqia lajmëron mbylljen e kufijve me Ballkanin

Qëndrim në kundërshtin me rregullat shengen

Greqia kthen 32 shqiptarë, një prej tyre shfaq simptoma të COVID 19