Një rimëkëmbje e plotë ekonomike globale nga pandemia e koronavirusit mund të zgjasë deri në pesë vjet, sipas kryekonomistes të Bankës Botërore, Carmen Reinhart.
“Ne kemi parë shembje [ekonomike] që janë shumë jashtë normës,” tha Reinhart në një konferencë virtuale të organizuar nga e përditshmja spanjolle El Pais.
“Natyrisht, do të ketë kërcime, por rimëkëmbja e vërtetë – sa kohë do t’i duhet një personi mesatar të rikuperojë të ardhurat që kishte para krizës, PBB për frymë – do të zgjasë të paktën pesë vjet,” tha ajo.
Ekonomistja, që është gjithashtu profesore në Shkollën Harvard Kennedy, tha se kërcimet do të mbështeten kur aktiviteti ekonomik të bëhet “më normal” pasi bllokimet të përfundojnë plotësisht. Ajo theksoi se recesioni i shkaktuar nga pandemia do të jetë më i spikatur dhe do të zgjasë më gjatë në disa vende sesa në të tjerët.
Shkalla globale e varfërisë do të rritet pas krizës për herë të parë në 20 vjet, tha ajo.
Në perspektivën e saj të fundit ekonomike, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim tha se perspektiva për rimëkëmbje është më pak negative sesa pritej, por që 2020 do të shënojë tkurrjen më të keqe të rritjes që nga Lufta e Dytë Botërore.