MENU
klinika

Kërkesa e BE-së

Si po i shpenzon Italia 209 miliardë eurot?

10.09.2020 - 10:33

Kur udhëheqësit e BE ranë dakord në korrik për një fond prej 750 miliardë euro për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike të bllokut nga koronavirusi, Italia mori pjesën më të madhe.

Por përpara se t’i japë ndonjë para Romës, Brukseli dëshiron të dijë se si vendi po propozon t’i shpenzojë ato. Italia do të paraqesë një plan që synon t’i paraqesë Komisionit Europian.

“Ne tashmë e dimë që qeveria synon të përqendrohet në gjashtë përparësi, dekarbonizimi i ekonomisë, dixhitalizimi, kujdesi shëndetësor, arsimi, infrastruktura dhe kohezioni social “.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, tha se ai nuk dëshiron të harxhojë një “euro të vetme”.

Por ka, megjithatë, disa reforma thelbësore që Italia duhet të ndërmarrë për t’u siguruar që të arrijë qëllimet e saj të rritjes ekonomike. Ato përfshijnë administratën publike të Italisë, sistemin e taksave dhe tregun e punës.

Italia do të dërgojë projekt propozimin e saj në Bruksel deri më 15 tetor, ndërsa afati i fundit për të paraqitur planin përfundimtar është caktuar për janarin 2021. Atëherë do t’i mbetet Komisionit të BE-së të thotë nëse përputhet me pritjet e tij apo jo.