MENU
klinika

Tensionet në Mesdhe

Macron, ose të vendosë, ose të mbyllë gojën!

11.09.2020 - 16:14

Për Emmanuel Macron, momenti i së vërtetës po afrohet me shpejtësi.

Presidenti francez ka vazhduar me retorikën e ashpër ndaj homologut të tij turk lidhur me krizën në Mesdheun Lindor. Por fjalët nuk do të ndryshojnë veprimet e Rexhep Tajip Erdogan.

“Breshëritë verbale” të udhëheqësit francez tashmë kanë humbur rëndësinë, nga përsëritja. Në mbledhjen e së enjtes në Korsikë të udhëheqësve të të ashtuquajturës MED7, Franca, Italia, Spanja, Portugalia, Greqia, Qipro dhe Malta, Macron u bëri thirrje vendeve evropiane të vendosnin “vija të kuqe” për provokimet turke.

Por ne e kemi dëgjuar këtë më parë. Në të vërtetë, vetëm disa javë më parë, Macron po pretendonte se tashmë ishin shkelur ato vija të kuqe dhe tha se Turqia nuk kuptonte me fjalë. Por veprimet e tij deri më tani, qoftë pjesëmarrja në stërvitje ushtarake në ujërat e trazuara apo samitet, kanë sjellë vetë më shumë përbuzje për të në Ankara.

Turqia zhvilloi stërvitje ushtarake të saj në Qipron veriore javën e kaluar: Ato u quajtën “Stuhia Mesdhetare”.

Kjo e lë Macron me dy mundësi: të vendosë ose të mbyllë gojën.

Ai mund të dërgojë më shumë anije luftarake franceze në ujërat tashmë të mbushura me aktivitet detar. (Oh shikoni, edhe rusët janë shfaqur.) Por është e vështirë të imagjinohet se kjo do ta detyrojë Erdoganin të tërhiqte anijet e tij detare dhe kërkimore.

Franca nuk mund të shpresojë për shumë mbështetje ushtarake nga partnerët e NATO-s kundër një anëtari tjetër.

As SHBA nuk ka të ngjarë të miratojë masa më të ashpra kundër Erdogan, i cili ka mbështetjen e Presidentit Donald Trump.

Grekët dhe Qipriotët do të lodhen së shpejti nga shprehjet franceze të solidaritetit.

Po Berlini? Gjermania aktualisht mban presidencën e radhës së BE dhe Kancelarja Angela Merkel po përpiqet përzgjidhje të negociuar të mosmarrëveshjes midis Turqisë dhe Greqisë.

Megjithëse BE ka paralajmëruar sanksione të mundshme kundër Turqisë, ajo duket se heziton t’i vendosë ato.

Pavarësisht nga prania e gjashtë udhëheqësve të tjerë evropianë në Korsikë, Franca është e vetmja midis fuqive të mëdha që dëshiron të përballet me Turqinë. Dhe Macron ka kriza të tjera që kërkojnë vëmendjen e tij.

Në shtëpi, rastet e koronavirusit po shtohen në mënyrë alarmante. Plani i tij i stimulimit ekonomik, i quajtur “France Relaunch”, është një lojë me vlerë 100 miliardë euro (118 miliardë dollarë).

Jashtë vendit, ka kriza të tjera për të luftuar: Premtimet e Macron për të shpëtuar libanezët nga politikanët e tyre, dhe përmbysja politike në Mali që sfidon synimet e antiterrorizmit të Francës në Sahel. Përballja tjetër e tij me Erdoganin, në Libi, nuk po shkon mirë.

Në këto rrethana, presidenti do të bête mire ta ndalonte retorikën e tij të zjarrtë për mosmarrëveshjen e Mesdheut Lindor dhe ta linte kancelaren Merkel të fliste.

Përkthyer dhe përshtatur nga Bloomberg/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tensionet me Turqinë/ Greqia shpresat te BE

‘Le Monde’: Erdogan s’do heqë dorë nga qëllimet e tij!

Një tjetër shtet mbështet Greqinë

“BE nuk do t’i gjunjëzohet Erdoganit!”