MENU
klinika

Tensionet në rritje

Turqia dhe Qiproja turke do të zhvillojnë stërvitjen “Stuhia e Mesdheut”

05.09.2020 - 14:24

Turqia dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) më 6-10 shtator do të zhvillojnë stërvitjen “Stuhia e Mesdheut”, transmeton Anadolu Agency.

Në një deklaratë nga Ministria turke e Mbrojtjes thuhet se stërvitja “Stuhia e Mesdheut – Dëshmori Kapiten Cengiz Topel” do të zhvillohet më 6-10 shtator në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC) nga elementët e Komandës së forcave turke të paqes në Qipro dhe Komanda e forcave të sigurisë së Qipros turke.

Me stërvitjen “Stuhia e Mesdheut” e cila zhvillohet çdo vit në mënyrë të planifikuar, synohet zhvillimi i trajnimit të ndërsjellë, bashkëpunimit dhe funksionalitetit të përbashkët mes Komandës së forcave turke të paqes në Qipro dhe Komandës së forcave të sigurisë të Qipros turke.

Me pjesëmarrjen e elmenteve ajrore, detare dhe tokësore të aviacionit nga Turqia, stërvitja do të zhvillohet së bashku dhe realisht në formën e sulmit ajror, operacionit luftarak të kërkim-shpëtimit si dhe stërvitjeve të njëkohshme të forcave të batalionit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Shpresoj mos të paguani të njëjtin çmim si 100 vite më parë!"

Erdogan ‘kërcënon’ Greqinë pas kushtit për tërheqjen e anijeve