MENU
klinika

“Nuk do lejohet asnjë paligjshmëri dhe kapadaillëk”

Turqia nxjerr videon ‘speciale’ dhe lëshon këtë paralajmërim

06.09.2020 - 16:47

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë postoi një video që e quan “speciale”, e cila tregon situatën e fundit në terren të anijes kërkimore Oruç Reis e cila vazhdon aktivitetet e saj në Mesdheun Lindor.

Në videon që ministria ka postuar në faqen e saj të internetit paraqiten fjalimet në radio marrëse që shkëmbehen mes elementëve të Komandës së Forcave Detare që ndodhen me detyrën e shoqërimit të anijes e cila vazhdon aktivitetet e saj të kërkimit në Mesdheun Lindor.

Videoja në të cilën situata e fundit e anijes Oruç Reis shpjegohet edhe me pamjet e realizuara nga helikopteri, fillon me njoftimin e bërë nga anija TCG Gediz me detyrën shoqëruese, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ndodhemi bashkë me ju për një detyrë që ka një rëndësi të madhe për vendin dhe popullin tonë. Me punimet që kryeni kemi besimin se do të jepni lajmin e mirë që populli ynë fisnik e pret. Jemi të vendosur të mbrojmë të drejtën dhe interesat tona detare në ‘Atdheun Blu‘. Fuqia e Forcave Detare Turke dhe lutjet e 83 milionëve janë me ju”, ka thënë në njoftimin me radio komandanti i dytë i TCG Gediz.

Ndërsa në njoftimin nga anija kërkimore Oruç Reis jepet përgjigjja: “Fakti që ne e dimë se flota jonë heroike ndodhet këtu për ne, na jep mundësi që ne të punojmë të sigurtë. Ne këtu po kryejmë një studim plotësisht shkencor dhe teknik brenda juridiksioneve detare të vendit tonë. Së bashku me ju ne do të vazhdojmë të punojmë pa u dorëzuar në mënyrë të vendosur dhe pa frikë për të drejtat dhe interesat detare të vendit tonë”.

Ministria turke e Mbrojtjes lidhur me pamjet postoi mesazhin:

“Të fortë, të vendosur dhe të aftë. Fregatat dhe korvetat e Forcave tona Detare po vazhdojnë me vendosmëri detyrën e shoqërimit/mbrojtjes për anijen kërkimore Oruç Reis e cila vazhdon punimet e saj në zonat tona të juridiksionit në Mesdheun Lindor. Në rajon nuk do të lejohet asnjë paligjshmëri dhe kapadaillëk”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Demokratët bëjnë analizën e humbjes në zgjedhje!

Arsyet pse Kamala Harris nuk fitoi garën presidenciale

Shpenzime marramendëse dhe dështim zgjedhor

Si u shpenzuan 1.6 miliardë dollarë në fushatën e Harris

Nga “Marco i vogël” në Sekretar Shteti në SHBA

Çfarë e pret Berlinin e Brukselin nën një mandat të Rubios?