MENU
klinika

Pse e merr këtë vendim?

Turqia vendos të tërheqë anijet drejt Antalias

13.09.2020 - 12:30

Anija kërkimore turke “Oruç Reis” u kthye në ujërat pranë provincës jugore të Antalias sot (13 shtator), një veprim ky që mund të zbusë tensionet midis Ankarasë dhe Athinës mbi burimet natyrore në det të hapur.

Reuters njofton se “Oruç Reis”, së bashku me dy anije shoqëruese u kthyen në një vend në brigjet e Antalias.

Turqia kishte njoftuar se “Oruç Reis” do të kryente kërkime në zonat e kontestuara në Mesdhe deri më 12 shtator.

Por, më 31 gusht Ankaraja njoftoi një zgjatje të aktiviteteve kërkimore të “Oruç Reis”.

Më parë, Turqia kishte njoftuar se misioni i anijes do të vazhdonte deri më 1 shtator, por u shty sërish.

Gjithashtu, ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavusoglu kishte thënë që anija do të vazhdonte operacionet kërkimore më gjatë, por nuk dihen ende arsyet përse u tërhoq Turqia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN