07.09.2020 - 06:51
Unilever u bë prodhuesi i parë i madh i materialeve shtëpiake, i cili u zotua për burime të pastra (të gjelbra) të produkteve të pastrimit dhe larjes së rrobave.
Ky konglomerat që shet një gamë të gjerë produktesh të njohura, përfshirë Persil (në Britani), Surf dhe Domestos, tha se do të zhvendoset drejt burimeve të karbonit të rinovueshme dhe të riciklueshme, dhe deri në 2030 nuk do të përdorë më kimikate që rrjedhin nga nafta/gazi me burim fosilesh.