MENU
klinika

97 raste të reja

Virusi “nën kontroll” në Kosovë, asnjë viktimë në 24 orë

08.09.2020 - 14:46

Autoritetet shëndetësore në Kosovë nuk kanë regjistruar asnjë viktimë me koronavirus në 24 orët e fundit.

Nga testimi i 481 mostrave, 97 pacientë kanë rezultuar pozitivë në sëmundjen COVID-19, që shkakton ky virus.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se brenda 24 orëve janë shëruar edhe 139 pacientë.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus në Kosovë arrin në 14,301.

Prej tyre, gjithsej 568 pacientë kanë humbur jetën dhe 10,782 janë shëruar.

Aktive vazhdojnë të mbeten edhe 2,951 raste.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar po këtë ditë se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht janë të shtrirë 362 pacientë, prej tyre 257 janë të prekur me koronavirus.

Në raportin ditor të SHSKUK-së është thënë se gjashtë pacientë janë në respiratorë, 18 janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, CPAP, derisa 234 të tjerë janë në oksigjenoterapi.

Kosova ka gjithsej 700 shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat