MENU
klinika

Nga New York Times

A do të bëhet më “e ashpër” Gjermania me Rusinë?

01.10.2020 - 10:07

Vizita  e kancelares Angela Merkel tek spitali i Aleksei A. Navalny pasi ai doli nga koma  nuk ishte sekret, këmbënguli zyra e saj. As nuk ishte zyrtare.

Takimi i Merkel me Navalny, figura kryesore opozitare e Rusisë, ishte një çështje thjesht private, tha zëdhënësi i saj,  Steffen Seibert. “Që nga dita e parë, qeveria gjermane e ka bërë të qartë se Navalny ishte këtu në Gjermani për arsye humanitare,” tha ai.

Por vëmendja publike dhe zyrtare për mbërritjen dhe trajtimin e Navalny në Gjermani pas helmimit të tij ka shtruar këtë pyetje: A do të mbajë Berlini tani një qëndrim më të ashpër kundër Moskës mes protestave të vazhdueshme të opozitës në Bjellorusi dhe luftimeve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë?

Akoma, ekspertët janë skeptikë se Berlini ose Bashkimi Evropian kanë vullnetin politik për të ndërmarrë veprime konkrete, që do t’i dërgonin një mesazh të qartë Rusisë.

Rusia ka pohuar se nuk ka luajtur asnjë rol në helmimin e Navalnyt; javën e kaluar ministria e jashtme në Moskë akuzoi Gjermaninë për dramatizimin e çështjes. Sidoqoftë, ekspertë gjermanë dhe të tjerë evropianë thonë se Navalny u sulmua me një kimikat nga grupi Novichok, një armë kimike e krijuar nga Sovjetikët.

Përdorimi i substancës do të ishte një shkelje e Konventës së Armëve Kimike, në të cilën Moska është nënshkruese, duke rritur perspektivën që Gjermania mund të bëjë Bashkimin Evropian të vendosë sanksione kundër Moskës.

Organi vëzhgues për atë konventë, Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, pritet të lëshojë në ditët në vijim rezultatet e analizës së saj të mostrave biomjekësore të mbledhura nga Navalny nga ekipi i saj i ekspertëve, tha agjencia javën e kaluar.

Navalny Still in Coma, Poisoning Symptoms Receding – Spokeswoman - The Moscow Times

Por Meister tha se nuk i sheh 27 anëtarët e BE duke gjetur konsensus për të vendosur sanksione.

Kjo është veçanërisht e tillë, tha ai, pas dështimit të bllokut javën e kaluar për të vendosur sanksione ekonomike ndaj liderit të Bjellorusisë, Aleksandr G. Lukashenko, pas zgjedhjeve mashtruese në atë vend, shtypjes së udhëheqësve të opozitës, dhe rrahjeve dhe arrestimeve të protestuesve.

“Vullneti politik për të mbajtur një qëndrim më të ashpër kundër Rusisë mungon,” tha Meister për Bashkimin Evropian.

Ai shtoi se politika e vetë Berlinit ndaj Moskës mbeti “e mbërthyer në kontradiktat dhe kompromiset e saj të brendshme”.

Sidoqoftë, gjatë gjashtë viteve të fundit, qëndrimi i Berlinit ndaj Moskës ka ndryshuar gradualisht, tha Gustav C. Gressel, një bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë në Berlin.

Thirrjetpër të anuluar tubacionin e gazit natyror Nord Stream 2 prej 11 miliard dollarësh nga Rusia në Gjermani tani po shtohen dhe qeveria e Merkel ka insistuar se do të kërkojë një përgjigje.

Por që nga fillimi Merkel ka qenë jashtëzakonisht e interesuar për fatin e Navalnyt.

German chancellor Angela Merkel frustrated with Putin as Navalny lies in coma: Reports - Republic World

Duke folur para gazetarëve në Vilnius, Lituani, të hënën, Presidenti i Francës Emmanuel Macron i bëri jehonë kërkesës së kancelares për Rusinë për të shpjeguar atë që i kishte ndodhur Navalnit përpara një takimi të Këshillit Evropian. Helmimi është shtuar në axhendën e asaj mbledhjeje.

Pyetja më e madhe, sidoqoftë, do të jetë se si Rusia vendos të trajtojë Navalnin sapo të kthehet në shtëpi siç ka thënë se planifikon ta bëjë, tha Janis Kluge, një analist për Evropën Lindore me Institutin Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë në Berlin.

Presidenti Vladimir V. Putin nuk e ka përmendur kurrë publikisht emrin e Navalnit në 20 vjet fjalimesh dhe intervistash. Por Navalni tani është takuar me kancelarin gjerman, qoftë zyrtarisht apo jo, dhe helmimi i tij është bërë fokusi i një hetimi nga një institucion ndërkombëtar në të cilin Rusia është anëtare nënshkruese.

“Rusia mund të paktën të fillonte një hetim për atë që i ndodhi atij, por fakti që ata nuk e kanë bërë ende tregon se sa pak i intereson Moskës Gjermania dhe Evropa.”

Melissa Eddy është një korrespodente me seli në Berlin e cila mbulon politikën, çështjet sociale dhe kulturën gjermane. Ajo erdhi në Gjermani si studiuese e Fulbright në 1996 dhe më parë punoi për The Associated Press në Frankfurt, Vjenë dhe Ballkan.

Përkthyer dhe përshtatur nga New York Times/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pse e ka të vështirë të vendosë?

Dilema më e madhe e Merkelit, lidhet me Putinin!

Ai kërkonte marrëdhënie të mira me Rusinë...

Merkel po e ndëshkon Putinin. Po Macron?!

Pse nuk e ndëshkon pa u menduar dy herë?

BE me Putinin: “Tërhiq por mos e këput”!