MENU
klinika

Nga The Washington Post

Trump apo Biden? Kinës i leverdis ky president…

02.10.2020 - 10:36

Debati presidencial i së martës, me gjithë konfuzionin dhe kaosin e tij, na tregoi diçka të rëndësishme në lidhje me debatin tonë kombëtar mbi politikën e Kinës: ka marrë fund.

Të dy kandidatët u përpoqën të shfrytëzonin çështjen e Kinës për avantazh politik. Vendi ka nevojë dhe meriton më shumë nga udhëheqësit tanë për këtë temë kaq të rëndësishme.

Kina u përmend 13 herë gjatë debatit 90 minutësh, edhe pse politika e jashtme nuk ishte në mesin e subjekteve të zgjedhura.

Pothuajse sa herë që shfaqej Kina, kandidatët flisnin për këtë. Presidenti Trump filloi duke akuzuar Joe Biden për kundërshtimin e ndalimit të tij më 31 janar për shumicën e udhëtimeve nga Kina. Biden nuk u përgjigj, por ekipi i tij thotë se Biden nuk po i referohej ndalimit të udhëtimit kur ai akuzoi Trump për “ksenofobi” të nesërmen.

Biden më pas akuzoi n Trumpin që madje nuk i kërkoi Presidentit Kinez Xi Jinping të lejojë shkencëtarët amerikanë të hyjnë në Wuhan, një pretendim i rremë që e ka përsëritur që nga marsi. “E gabuar”, ndërpreu Trump, në këtë rast në mënyrë korrekte.

Biden më pas akuzoi Trump për vlerësimin e përgjigjes së Xi ndaj virusit, e cila është e vërtetë. Trump vazhdoi duke pohuar se ndalimi i tij i udhëtimit në Kinë shpëtoi miliona jetë amerikane, një pretendim pa bazë dhe e quajti Covid-19 “murtajën e Kinës”.

Biden tha se Pekini ka përsosur “artin e vjedhjes” duke mashtruar Trumpin. Por ai pretendoi se deficiti tregtar i SHBA me Kinën është më i lartë tani, gjë që është false. Trump u përgjigj duke thënë, “Kina ju hëngri drekën, Joe”. Presidenti gjithashtu pretendoi në mënyrë të gabuar se Hunter Biden “mori miliarda dollarë nga Kina”, një keqinterpretim i një marrëveshje të errët që përfshin Bankën e Kinës, në të cilën ishte pjesë Bideni i ri.

Kina është politizuar aq shumë sa që politikanët në dukje mund të flasin për këtë vetëm si një linjë sulmi, edhe pse të dy palët e dinë që votuesit e tyre duan përgjigje konkrete ndaj veprimeve malinje të Kinës, të cilat ndikojnë gjithnjë e më shumë në sigurinë kombëtare të SHBA, prosperitetin ekonomik, lirinë dhe shëndetin publik.

Sondazhet tregojnë vazhdimisht se votuesit amerikanë në të gjithë spektrin politik duan një politikë më të ashpër, por edhe më strategjike të qeverisë amerikane ndaj Kinës.

“Ajo që Partia Komuniste Kineze po bën për ne prek çdo amerikan, ajo e tejkalon partinë,” më tha Udhëheqësi i Minoritetit të Dhomës Kevin McCarthy (R-Kalif.). “Covid na hapi sytë për shumë dobësi që kishte Amerika”.

Shumë demokratë duan të punojnë me republikanët për kërcënimin e Kinës. Ata kanë arritur në përfundimin se “Kina përfaqëson kërcënimin më të rëndësishëm ekonomik dhe të sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara gjatë 20-30 viteve të ardhshme”.

Komuniteti i inteligjencës amerikane ka thënë se qeveria kineze, “preferon” që Trump të mos fitojë rizgjedhjen sepse ai është “i paparashikueshëm”. Por Pekini duhet të ketë kujdes se çfarë dëshiron.

Rreziku është që diskutimi ynë i thjeshtë dhe i politizuar për Kinën sot do të dëmtojë aftësinë e vendit tonë për t’u bashkuar për t’u marrë me sfidën e Kinës pas zgjedhjeve.

Dy kandidatët presidencialë kanë vizione konkurruese për Kinën, por ata duhet t’i shpjegojnë ato popullit Amerikan. Debati i parë tregoi sesa larg jemi nga kjo.

Josh Rogin, columnist i The Washington Post/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sulmi ndaj rivalit në zgjedhje. Ja çfarë paralajmëroi!

“Ëndrra juaj amerikane do të vdesë”, deklarata e fortë e Trump